• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Doja t’i jepja fund jetës”/Rrëfimi i gruas së dhunuar: Vendosa të largohem me 3 fëmijët e mi, sot jetoj më në fund e lirë”

by A M
24/05/2024 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëllëza është 41 vjeçe e lindur dhe rritur në fshatin Lepenicë të Vlorës. Ajo ka kryer shkollën e mesme, gjimnaz të përgjithshëm. Ishte 20 vjeç kur u martua me mblesëri, ishte një e afërmja e saj që e njohu me Ish-bashkëshortin, 8 vite më të madh se vetja, me të cilin Zoti e bekoi me 3 djemtë. Pas dy vitesh martesë lindën zënkat e para në çift, marrëdhënia bashkëshortore pësoi krisje deri në ushtrimin e dhunës.

Shkak ishte xhelozia e sëmurë, si në veshje, edhe në daljen e bërjes së pazareve, apo deri të shkuarit me vizituar prindërit e të afërmit e saj. Kudo ku duhet të dilte, nën shoqërinë e ish-bashkëshortit, ndryshe do dhunohej. Nga xhelozia e sëmurë thotë ajo, ish-bashkëshorti e dhunonte duke i lënë edhe shenja në trup.

“Nga ana financiare isha mirë, ekonomi mesatare. Xhelozia na shkatërroi, ishte më shumë seç duhej. S’më linte të dilja për pazare, edhe tek të afërmit e mi duhet të shkoja me atë. Më rrihte se thonte burrat kështu duhet të jenë, ai që të rreh të do më thonte”.

Ishte larguar disa herë nga shtëpia e burrit për t’i dhënë fund kësaj marrëdhënie, por, pavarësisht kësaj ajo kthehej sërish me shpresën se gjërat do të ndryshonin, për t’mos shkatërruar familjen, mentaliteti e vriste.

“Largohesha, pastaj kthehesha me shpresën se do ndryshoj. Asgjë nuk ndryshoi, sa vinte e bëhej akoma më keq”.

Në filllim kishte edhe mbështetjen e familjes për tu divorcuar, por duke qenë se Fëllëza e kishte bërë rrugë të larguarin edhe të kthyerin sërish tek ish-bashkëshorti, ajo thotë se në këtë momente edhe ata e braktisën, duke mos i besuar se do heq dorë përfundimisht.

“Në fillim më thanë ndahu, pastaj panë që unë kthehesha e nuk më besonin më kur unë thoja do ndahesha. Ndaj vendosa të largohem e vetme, vetëm me 3 fëmijët e mi. E sot jetoj e lirë, më në fund e lirë”.

Ish-bashkëshorti nuk ishte më i dhunshëm vetëm me Fëllëzën, por në një momente kishte ngritur dorë edhe ndaj djalit të madh. Një shuplakë që i dha të birit, u kthye në forcë, guxim dhe dritë jeshile për Fëllëzën që të merrte vendimin për tu larguar për t’mos u kthyer më kurrë.

“Erdhi i dehur një natë, kërkoi një shishe verë, filloj t’më gjuante mua dhe u zgjunë djemtë nga gjumi, aty goditi djalin e madh. E mora e ikëm te vjehrra, flisja në telefon me dy djemtë e tjerë që i lashë aty se i kisha merak, pas pak ditësh u largova bashkë me fëmijët, ishte hera e fundit që merrja atë vendim. ”….

Ajo së bashku me 3 fëmijët jetojnë në Tiranë, fëmijët kanë ndjekur shkollën, ndërsa vetë Fëllënza është e punësuar shitëse në një furrë buke.

“Tani jetojmë në Tiranë, jam me qira. Fëmijët ndjekin shkollën e të mëdhenjtë edhe punojnë. Tirana ka vështirësi, por në fund të fundit jetoj e lirë, kafen e pijë të qetë”.

Plagët në trupin e Fëllëzës janë shëruar tashmë prej 2 vitesh që kur është larguar nga Vlora, por dhimbja në shpirt ende jo. Madje ajo ka edhe një peng nga gjithë tortura.

“Nuk ja fal vetes që lashë fëmijët të shohin atë dhunë, nuk ka gjë më të keqe që të hyjnë fëmijët të ndajn prindërit e nuk kanë gjë në dorë. Ende sot djali i vogël 8 vjeç më trembet në gjum. Unë dhe fëmijët trajtohemi me psikolog ende sot”.

Cili është mesazhi që ka Fëllënza për të gjitha ata vajza dhe gra që po përjetojnë një nga format e dhunës në familje?

“Ka dritë në fund të tunelit, ngrijeni zërin për të drejtat tuaja, nëse se bëni për veten bëjeni për fëmijët tuaj. E di që i shihni fëmijët që ju shohin mbas dere kur ziheni, nëse se bëni për veten të paktën bëjeni për ata”.

E mendonte shpesh ti jepte fund jetës, por fëmijët e kthenin nga tuneli i errët.

“Ti mendon se nuk e kam menduar ti jap fund vetes?! Edhe e diskuton këtë? E kam menduar shumë herë, por fëmijët kanë kthyer mbrapa, në sytë e tyre dhe në buzëqeshje kam parë ‘jetën’ kam parë shpresë në fund të tunelit. Në 20 vite martesë, ditët e lumtura të mia e të gëzuara kanë qenë ardhja në jetë e 3 fëmijëve të mi, dhe hapat e parë që ata kanë ecur”./Shqiptarja.com

Next Post
Donika Gërvalla sfidon BE: Nuk e zbatojmë variantin e Brukselit për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen

Donika Gërvalla sfidon BE: Nuk e zbatojmë variantin e Brukselit për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

E kam “inat” ditën e parë të shkollës!

September 14, 2026
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Ulliri, zjarret dhe përmbytjet ‘ndezin’ debate në Kuvend, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE!

September 14, 2026
Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

September 14, 2026
Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

September 14, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, “Reuters”: Kosova pret një vendim që mund të trondisë raportet me Perëndimin!

September 14, 2026
Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

September 14, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat! Çfarë thonë sipërmarrësit dhe ekspertët (VIDEO)

September 14, 2026
Farka ndryshon komandantin e Bazës Ajrore, Kaloshi në vend të Buzit! Ministri Nufi: Forca Ajrore, shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura!

Farka ndryshon komandantin e Bazës Ajrore, Kaloshi në vend të Buzit! Ministri Nufi: Forca Ajrore, shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com