• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Doja të bëhesha gazetare”/ ‘Zbërthehet’ Yuri Kim: Rotacioni i pushtetit, është si qarkullimi i gjakut, nëse njerëzit duan…

by Java News
10/07/2020 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

”Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folur për të gjitha, madje dhe për rotacionin politik dhe zgjedhjet në Shqipëri.

Ambasadorja Kim deklaron se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.

Sokol Balla: Udhëtimin tonë këtu në Vlorë me ambasadoren amerikane e vazhdojmë në bazën ushtarake të Pashalimanit. Po e shijoni?

Ambasadorja Kim: Është gjëja më e mirë, po.

Sokol Balla: Ky është Sazani, ishulli ynë më i madh, njohur edhe për gjarpërinjtë. Si Guami.

Ambasadorja Kim: Aspak, është ekzagjerim. Jam e sigurt që nuk ka gjarpërinj aty.

Sokol Balla: Jam gazetar, e dini, ekzagjerimi është pjesë e punës.

Ambasadorja Kim: E di, e di. Ju jeni më të këqijtë.

Sokol Balla: Jo, jo tani. Epo, disa nga ne, jo të gjithë ne. Dëgjova që edhe ju donit të bëheshit gazetare?

Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Gazetare dhe avokate, mendoj?

Ambasadorja Kim: Nga i dini ju të gjitha këto?

Sokol Balla: Epo, kemi burimet tona.

Ambasadorja Kim: Është e vërtetë. Keni burimet tuaja. Doja të bëhesha gazetare dhe në fakt isha reportere…

Sokol Balla: Vërtet?

Ambasadorja Kim: …gjatë verës. Po. Shkruaja për gazetën lokale dhe pastaj për gazetën e universitetit. Vërtet, mendoj që gazetarët janë shumë interesantë.

Sokol Balla: Është punë e vështirë, por mendoj juaja është më e vështirë.

Ambasadorja Kim: Mendon?

Sokol Balla: Në Shqipëri, sidomos. Shumë gjarpërinj…

Ambasadorja Kim: Jooo.

Sokol Balla: Jo vetëm në Sazan.

Ambasadorja Kim: Jooo, është kënaqësi të jem këtu. Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën. Së dyti, është një vend ku kemi një marrëdhënie shumë të veçantë. Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër dhe vendi po kalon disa ndryshime mjaft të rëndësishme.

Sokol Balla: Ndryshime.

Ambasadorja Kim: Ndryshime, po, dhe mendoj se mund të bëjmë dallimin, mund të bëjmë një dallim pozitiv.

Sokol Balla: Po, shumë njerëz mendojnë se është koha për ndryshim. Edhe pse, ndryshimi këtu interpretohet thjesht si rotacion normal i pushtetit. Ndonjëherë edhe unë dyshoj për këtë – a është rotacioni ndryshim apo është ndryshimi rotacion?

Ambasadorja Kim: Varet nga ju që ta vendosni.

Sokol Balla: Si e shihni ju?

Ambasadorja Kim: Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.

Sokol Balla: Pse thoni shpresoj? Keni ende dyshime?

Ambasadorja Kim: Jo, jo, jo, nuk kam dyshime…

Sokol Balla: …për zgjedhjet e kam …

Ambasadorja Kim: …sigurisht që do të ndodhin.

Next Post
“Ambiguiteti ynë për të ka dy arsye”/ Majko flet për shkarkimin e Metës: Ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetë opozitën

"Ambiguiteti ynë për të ka dy arsye"/ Majko flet për shkarkimin e Metës: Ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetë opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In