• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doha/ Gramoz Ruçi takohet me emirin e Katarit në sesionin e 140 të IPU-së

by Java News
07/04/2019 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Sesionin e 140 të Unionit Ndërparlamentar në Doha dhe u takua me Emirin e Katarit

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Katar, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe delegacioni parlamentar shqiptar morën pjesë në Sesionin e njëqind e dyzetë të Unionit Ndërparlamentar, i cili zhvillon punimet në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sesioni mblodhi së bashku anëtarë nga më shumë se 170 parlamente të botës, nën moton: “Për Demokracinë, për këdo”.

Para fillimit të Sesionit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeparlamentarët pjesëmarrës, zhvilluan një takim me Lartmadhërinë e tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani, Emir i Shtetit të Katarit.

Sesioni i 140 i IPU-së ka në axhendë përpjekjet e parlamentarëve për garantimin e paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, rolin e tregtisë së drejtë e të lirë dhe të investimeve në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, barazisë ekonomike, infrastrukturës së qëndrueshme, industrializimit dhe inovacionit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci mori pjesë në Debatin e Përgjithshëm mbi temën “Parlamentet si platformë për të rritur edukimin për paqen, sigurinë dhe sundimin e ligjit”.

Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Unionit Ndërparlamentar në Doha, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me delegacione të parlamenteve të vendeve të ndryshme. Tema e bisedave ishte në tërësi bashkëpunimi ndërparlamentar, ndërsa në veçanti me deputetë të vendeve anëtare të BE-së, si Gjermania, Italia, Rumania, Greqia etj.,u shkëmbyem mendime dhe u ndanë informacione mbi hapat e hedhura nga Shqipëria në procesin e integrimit Europian.

Unioni Ndërparlamentar është organizata ndërkombëtare më e madhe parlamenteve, e krijuar në vitin 1889. Si qendra e dialogut parlamentar në shkallë globale, Unioni punon për paqen dhe bashkëpunimin midis popujve dhe forcimin e demokracisë përfaqësuese, në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, me të cilën organizata ndan të njëjtat objektiva.

 

Next Post
Ja afati i fundit për zhdoganimin e automjeteve

Siguracioni i makinave: Tarifa ulet 50% për ata që s’kryejnë aksidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In