• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dogji veten pas varrimit të djemve të vrarë nga serbët/ Shteti merr nën kujdes gurin e nënë Pashkës, dërgohet në Mejë-Gjakovë

by Java News
28/07/2023 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guri përkujtimor i Pashke Markut – nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga kriminelët serbë – është dërguar në Kompleksin Memorial “27 Prilli” në Mejë të Gjakovës, pak pasi u hodh në mbeturina.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës dhe familjarët e nënës Pashke.

Në raportin që Imer Hakaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, i ka dërguar ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, thuhet se me të pranuar lajmin për largimin e gurit të Pashke Markut, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtim me Prokurorinë dhe se, bashkë me zyrtarët e AMMKM-së janë pajtuar për “bartjen/lëvizjen e përkohshme të gurit në Memorialin ’27 Prilli në Mejë – Gjakovë nën menaxhimin e AMMKM-së”.

Në këtë raportim thuhet se ekipi i AMMKM-së ka dalë në terren më 25 korrik për t’i kryer matjet e nevojshme dhe piketimin e gurit.

“Me matjet e siguruara, ekipi i AMMKM-së, ka hartuar skicën e projektit me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave të këtij monumenti. AMMKM, do të sigurohet që konform me ligjin do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ofrimin e zgjidhjes së duhur duke ruajtur vlerat shpirtërore, historike. Drejtori i AMMKM-së pas pranimit të raportit zyrtar nga zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore në koordinim dhe me bashkëpunim me institucionet e Trashëgimisë Kulturore – Qendra Rajonale për Trashëgiminë Kulturore – Gjakovë dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) – Prishtinë, në mbështetje të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në raport.

Next Post
I kishte fshehur në kuti kartoni/ Dënohet me burg 44-vjeçari anglez, kontrabandonte fëmijë shqiptarë për në Britani

I kishte fshehur në kuti kartoni/ Dënohet me burg 44-vjeçari anglez, kontrabandonte fëmijë shqiptarë për në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In