• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ‘dogji’ dekriminalizimi, por përfitojnë ende ofiqet e deputetit…

by A R
24/10/2017 19:14
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 17 dhjetor 2015, maxhoranca dhe opozita bashkuan votat për të miratuar ligjin e dekriminalizimit, ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen ose emërohen apo që ushtrojnë detyra publike”.

Zbatimi i këtij ligji solli si pasojë dorëzimin e mandatit të dy deputetëve, Dashamir Tahiri të Partisë Demokratike dhe Shkëlqim Selami i LSI-së, por dhe kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.

Por edhe pse deputetët e humbën mandatin e tyre, pasi nuk kishin deklaruar dënime të tyre nga gjykatat jashtë vendit, ata nuk kanë humbur privilegjet e tyre që burojnë nga statusi i deputetit. Deputeti Mark Frroku e kishte humbur mandatin për shkak se kishte fshehur dënime të tij në Belgjikë.

Instituti i Studimeve Politike që drejtohet nga Afrim Krasniqi, ka konstatuar se edhe pse tashmë dy deputetët kanë lënë mandatin, ata dhe familjarët e tyre vijojnë të mbajnë pasaportat diplomatike që ligji ua lejon për sa kohë janë deputetë. Instituti, edhe pse ka kërkuar informacion nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Jashtme për këtë problematikë, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga këto dy institucione.

Instituti i Studimeve Politike vëren se ligji “Mbi statusin e deputetit” ka mospërputhje me ligjin për dekriminalizimin sa u takon privilegjeve të deputetëve pasi dorë- zojnë mandatin. Në një letër dërguar Kuvendit, Instituti i kërkon rregullime në ligjin “Mbi statusin e deputetit”

ISP LETËR KUVENDIT

Instituti i Studimeve Politike-Kuvendit: Hiqni imunitetin diplomatik për deputetët e inkriminuar Të gjithë deputetët që kanë humbur mandatin për shkak të dekriminalizimit gjatë viteve 2015-2017, vijojnë të udhëtojnë deri në 2018-2020 me pasaporta diplomatike për veten dhe familjen.

Gjatë monitorimit të Parlamentit në legjislaturën e kaluar dhe atë aktuale, përmes database www.deputetim.al Instituti i Studimeve Politike ka konstatuar problematikë interesante mbi Parlamentin dhe deputetët.

Një prej tyre lidhet me privilegjin e parlamentarëve, pajisjen me pasaportë diplomatike për veten dhe bashkëshorten/bashkëshortin, privilegj që vijon të mbahet edhe nga deputetët që kanë humbur mandatin për shkak të ligji të dekriminalizimit.

Konkretisht, bazuar në ligjin 8850, datë 18.11.1999 të ndryshuar “Mbi statusin e deputetit”, neni 16: “deputetit dhe bashkëshortes (bashkëshortit) të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij… Imuniteti diplomatik i deputetit garantohet nga shtetet e tjera sipas detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare”. Ky është një rregull klasik, por që në rastin shqiptar paraqet një problematikë tjetër.

Gjatë 2016-2017, pesë deputetë dorëzuan mandatin parlamentar ose iu hoq mandati parlamentar në kuadër të neneve të ligjit të dekriminalizimit. Ky është rasti i parë gjatë tranzicionit kur politikanët humbasin mandatin parlamentar për shkak të kufizimeve nga një ligj specifik. Me gjithë masën e ashpër dhe dorëzimit të mandatit, Kuvendi nuk e reflektoi frymën e re të ligjit të dekriminalizimit në aktivitetin e tij parlamentar dhe legjislacionin rregullator brenda tij.

Konkretisht, të gjithë deputetët e dorëhequr ose me mandat të hequr, vijojnë të gëzojnë privilegjet ligjore të statusit të ish-deputetit, përfshirë edhe mbajtjen e pasaportës diplomatike për veten dhe bashkëshorten. Instituti i Studimeve Politike pati komunikim intensiv me Kuvendin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë problematikë.

Dy institucionet refuzuan të japin informacion mbi ish-deputetët që kanë ende pasaporta diplomatike dhe imunitet diplomatik, veprim ky në kundërshtim me ligjin mbi të drejtën e informimit. Për pasojë, Instituti i Studimeve Politike e ankimoi praktikën joligjore të Kuvendit dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme te Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i cili u kërkoi dy institucioneve të zbatojnë pozitivisht kërkesën e Institutit të Studimeve Politike.

Mbi bazën e këtij komunikimi, por edhe informacioneve shtesë, të siguruara nga stafi i Institutit të Studimeve Politike, disa nga deputetët e identifikuar si të inkriminuar dhe të penalizuar për këtë, vijojnë ende të kenë pasaportë diplomatike dhe imunitet diplomatik dhe e kanë përdorur atë në udhëtime të ndryshme jashtë vendit edhe gjatë kohës kur e kanë humbur mandatin parlamentar.

Instituti i Studimeve Politike i ka sugjeruar Kuvendit të bëjë ndërhyrje dhe reflektime specifike në ligjin “Mbi statusin e deputetit” dhe të krijojë lidhje organike midis ligjit të dekriminalizimit dhe privilegjeve që burojnë/humbasin në bashkëveprim midis statusit dhe këtij ligji, por deri tani ende nuk ka ndonjë nismë konkrete ndryshimi./ISP/a.m.

Next Post
Teknologjia te humanët/Ministri i parë në botë i Inteligjencës Artificiale

Teknologjia te humanët/Ministri i parë në botë i Inteligjencës Artificiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In