• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dogjën xhaketën që të ruajnë kuletën!

by Azgan Haklaj
18/10/2024 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Azgan Kaklaj

Shëmtimi politik i radhës është grahma e fundit e një të vetëvrari politik!

Askush nuk dyshon më se Sali Berisha jo vetëm nuk synon bashkimin real opozitar dhe marrjen e pushtetit politik por është kthyer në aktor pa maskë në ballon e karnavaleve me balet-maestro teknokratin Edi Ramën.
Kjo situatë ku e zhyti emrin, simbolet dhe siglën e grabitur të PD-së Sali Berisha bëri që me dt 15-të tetor Komisioni Europian të mos e konsideronte fare opozitën “non grata” megjithese dihet që situata politike e brendshme është parësore në çeljen e negociatave.
Me disa histerikë e eunukë politikë si Dash Sula, me “Lajet” e këshillit si Dhurata Çupi e Albana Vokshi vetëm sa përfundohet fjalimi i përmortshëm në funeralin e Rithemelimit.
Në një aksion politik nuk janë vetëm xhestet e fabulat e zgjedhura për të tërhequr vëmendjen dhe elektoratin apo për të sensibilizuar ndërkombëtarët.
Rëndësi paralele kanë dhe aktorët që përformojnë.
Sado regji ekselente të mundohesh të bësh kur aktorët janë mediokër të provuar, të papërsonalitet dhe të tejkonsumuar jo vetëm të pret dështimi por dhe vetëshkatërrimi.
Të imitosh guerilet e Hamas-it, Hesbullah-ut apo Huth-it në zemër të Europës është çmenduri dhe këtë po e ushqen “Ajetullahu”i Ballkonit Sali Berisha në akord pas kuintave me Sulltan Ramën.
Tashmë duket sheshit se interesit e frikës personale që i ka pllakosur po i vinë në ndihmë edhe sponsorë dashakeq të këtij vendi të cilëve në kontekstin gjeopolitik ku ndodhet rajoni, kontinenti e globi ju intereson një çoroditje e destabilizim edhe i Shqipërisë.
Edhe më fanatiku idhtar’ i grupimit të foltores tani e ka të qartë se pushteti nuk është më as vegim apo endërr…!
Po luftohet thjesht për një “kauzë” që djeg karriket dhe xhaketën për të siguruar prapanicën politikisht dhe për të ruajtur kuletën.
Por kjo lojë taahmë e dekonspiruar e dyshes Berisha -Rama nuk pritet të shkojë gjatë.
Paralelisht me autokracinë që po shndërrohet në teokraci dhe talebano-opozitën me qytetari e vizion politik, me program e struktura solide, me vizion të qartë jo vetëm për fitoren por dhe mirëqeverisjen qëndron Harku Opozitar Euroatlantik.
Ai ka jo vetëm favorin e situatës por dhe bekimin e aleatëve.
Oferta e re qeverisëse e opozitës së vërtetë ndryshon nga ajo e grabitësve të vulës dhe nga xhaketa e Dash Sulës.
Ndryshin nga bluza e zhytjet në puse kënete të Ilir Celtikut.
Ndryshon totalisht nga sistemi i krimbur e gangrenizuar autokratik i karrikaturistit Edi Rama.
Ndryshon nga “rinia” politike e Dash Shehit e mjekra e ralluar e Enkejd Bejt’, të cilët u bashkuan për tu bërë bashkë me doktorr pulkazin e për ti sherbyer si patericë apo nevojë Edi Ramës.
Por shresa e vetme është një alternativë e vërtetë fituese e cila në vitin 2021 me konspiracion të ndyrë tashmë të identifikuar u tjetërsua.
Faktet për këtë janë të pakontestueshme.
Verdikti i sovranit u tjetersua në vitin 2021.
Lulzim Bashës i grabitën karrigen e kryeministrit Triumvirati Berisha & Rama & Meta.
Ky trinom famëkeq është besatuar përsëri për të ruajtur sundimin me çdo çmim.
Është koha e mbrâme politike që ky vend të nxjerrë në betejë dalëzotës real…dhe kjo do të ndodhë.
Dalëzotësit real duhet që përtej hatërmbetjeve, utilitarizmit përsonal të krijojnë një ansambël politik dhe në aleancë me qytetarët e aleatët euroatlantik’ të shembin establishmentin e vjetër.

Next Post
Plazhe, laguna, kulturë e kulinari, 1.4 milionë turistë vizituan Lezhën këtë sezon

Plazhe, laguna, kulturë e kulinari, 1.4 milionë turistë vizituan Lezhën këtë sezon

Comments 2

  1. Ρrushi says:
    1 year ago

    O Azgani i Haklave, jo i Ka-klave , si të parët familje në kohën e ppsh-së dhe tani të parët në pdsh-në, por të zbuar tashmë këtu për vëllavrasje. Po ku hyn Edi Rama, këtu që ti e akuzon për bashkëpuni Rama-Berisha, njëri në Bruksel dhe tjetri në Ballkon, apo ballkoni i Saliut të duket si salloni i Brukselit.
    Ore juve ju ka marrë koka erë dhe nuk dini çfarë flisni. Po lereni Ramën të bëjë punën e vet dhe ju opozitarimin me vetveten. Çdo budallallëk i juaji ja vishni se nën dhe i bëni çdo gjë të keqe me Ramën. O zot çfarë gjykimi. Edhe në botën tjetër do shihni Ramën si për të vuajtur përjetësisht.

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    O Azgan Haklaj…Ti kriminel që vrave një djalë të ri nga Mirdita…vrave,Arbenin, vëllanë e ish Kryetares së Gjykatës së lartë të Shqipërisë,zj.Vitpre Tusha…Ke surrat të flasësh Ti,që krimin ta mbuloi Berisha… edepsëz…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In