• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dogjani “shpërthen” pas humbjes: Të pafytyrë! Demokratët vodhën njëri-tjetrin!

by A R
05/12/2022 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili nuk arriti të fitonte në garën e mbajtur dje në “Primaret” për të kandiduar më pas për kryetar bashkie në Kamzë, ka ngritur akuza për vjedhje votash.

Dogjani tha se “Primaret” në themel kanë qenë procesi më i mirë i zhvilluar në Partinë Demokratike, por sipas tij janë hajdutët brenda sistemit ata që e prishën procesin në Kamëz.

“Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz.”, shkruan Dogjani.

Kujtojmë se Dogjani kishte përballë 3 kandidatë të tjerë dhe fitoren e siguroi Arjan Hoxha.

Reagimi i Dogjanit:

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike, simpatizantë, qytetarë të Kamzës!

Dua të falënderoj me shpirt 1554 burra e gra, të rinjtë e të rejat demokratë, anëtar partie, simpatizantë të Partisë Demokratike Kamëz dhe Paskuqan qe dje më besuan duke më votuar si kandidat për kryetar bashkie Kamëz.

Një falënderim të veçantë kam për ato qindra e mijëra demokratë që sfiduan motin me shi, por nuk votuan se ju ishte hequr emri në listën e votimit.

Gjithashtu dua të falënderoj stafin tim të mrekullueshëm dhe të gjithë ata demokratë të ndershëm, që nuk më votuan me përjashtim të atyre që futën duart dhe vodhën zgjedhjet në kutinë e votimit.

U jam shumë mirënjohës të gjithë demokratëve, qytetarëve të Kamzës, nuk do t’ju harroj kurrë, pasi Ju keni qenë mbështetja më e madhe për mua!

Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz.

Nuk e kuptoj, se si do kenë fytyrë këta njerëz nesër tu kërkojnë votën atyre nënave demokrate, baballarëve, të rinjve e të rejave që dje ju përplasën derën në fytyrë dhe nuk i lanë për të votuar.

Nuk e di, se si do kërkojmë proces të rregullt nesër kur ne sot vjedhim njëri-tjetrin.

Nuk u mjaftuan, nuk u kënaqën me heqjen e demokratëve nga lista e votimit, por futën edhe duart në kutitë e votimit.

Në një Qendër Votimi mungonin 100 fletë votimi, në një tjetër kishte fletë votimi tepër. Vëzhguesi ka konstatuar fletë votimi nëpër tokë të plotësuar, mungonin listat e votimit, nuk dihej sa kishin votuar, shumë fletë votimi pa vulë e shumë e shumë probleme të tjera.

Të gjithë këto parregullsi janë të dokumentuar në procesverbalet përkatëse.

Unë jam i bindur, se Primaret kanë qenë gjëja më e mirë në Partinë Demokratike, ashtu siç jam i bindur, së Sali Berisha ka bërë përpjekjet maksimale që ky proces të jetë i ndershëm, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim.

Por jam i bindur, se Partisë Demokratike i bën mirë transparenca, i bën mirë reagimi im dhe i çdo demokrati ndaj të keqes, edhe brenda vetvetes.

Nga transparenca fitojmë të gjithë.

/a.r

Next Post
Finalja e Conference League/ TIA: Rinasi priti 55 mijë pasagjerë për tre ditë! 25 maji rekord: 168 fluturime

Samiti i BE në Tiranë / Rinasi, njoftim për qytetarët: Duhet të jeni 4 orë para fluturimit në aeroport, mos rrezikoni…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In