• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Doganat, të ardhurat e 3-mujorit, rreth 500 milionë euro, rritet zhdoganimi i të gjitha produkteve të akcizës

by A R
12/04/2024 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 kanë shënuar rritje të qëndrueshme, duke tejkaluar shifrën 50 miliardë lekë, ose rreth 500 milionë euro.

Sipas të dhënave operative nga Doganat, në krahasim me 3-mujorin 2023, janë realizuar rreth +2,2 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë euro më shumë. Doganat bënë të ditur se kjo ecuri ka ardhur nga miradministrimi dhe rritja e performancës

Performanca pozitive në të ardhurat doganore vijon në rritje të qëndrueshme, pavarësisht efekteve negative të kursit të këmbimit, sidomos të TVSH në import, për shkak të nënçmimit të euros dhe dollarit amerikan, pasi në kushtet e një kursi stabël do të kishim edhe rreth 5 miliardë lekë më shumë në buxhet, sqaruan doganat.

 

Burimi: Doganat

 

Të ardhurat kryesore nga akciza për tremujorin e parë shënuan +997 milionë lekë që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit me rreth +500 Mln lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 6,600 tonë), Cigare me +500 milionë lekë dhe Gazi me +98 milionë lekë.

Duke qenë se Akciza është taksë mbi sasinë është e pandikueshme drejtpërdrejt nga kursi i kembimit dhe siç shikohet edhe nga të dhënat zyrtare, të gjithë artikujt kanë përformuar në mënyrë pozitive.

Grafikët e mallrave të akcizës tregojnë se të gjithë artikujt e akcizës kanë një performancë shumë të mirë në të ardhura krahasuar me III-mujorin 2023, si sasi në konsum artikulli cigare është +42 Tonë, Karburanti +6,600 tonë, Birra +2,400 tonë dhe Kafeja +93 tonë, duke arritur kështu nivelet më të larta historike të zhdoganimit të produkteve kryesore të akcizës.

Gjatë tremujorit janar-mars rritja e të ardhurave si pasojë e rritjes së sasive të importit është në shifrën 5,8 miliardë lekë por kjo shumë është ndikuar nga efekti i rënies së çmimeve dhe efektet negative nga kursi i këmbimit prej 3,4 miliardë lekë, duke dhënë si rezultat një rritje vetëm prej +2,4 miliardë lek në total.

Edhe Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit, ka konfirmuar se “…analiza e të dhënave të disponuara sugjeron se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të rritet. Rritja ekonomike është ushqyer nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, nga rritja e eksportit të shërbimeve, si dhe nga përshpejtimi i ritmit të realizimit të shpenzimeve publike”.

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat
Next Post
Skemë mashtrimi prej 12 mld dollarëshe, dënohet me vdekje 67-vjeçarja në Vietnam

Skemë mashtrimi prej 12 mld dollarëshe, dënohet me vdekje 67-vjeçarja në Vietnam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com