Administrata Doganore njofton se ka intensifikuar kontrollet ndaj subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë mallra akcize, me fokus të veçantë te pijet alkoolike. Qëllimi i këtyre kontrolleve është verifikimi i zbatimit të detyrimeve ligjore dhe garantimi i transparencës në këtë sektor.
Gjatë inspektimeve, vëmendje e veçantë i është kushtuar lexueshmërisë së pullave fiskale në produktet e gatshme, kontrollit të stokut të këtyre pullave, si dhe inventarizimit të plotë të mallrave të akcizës, duke përfshirë lëndët e para, produktet e ndërmjetme dhe ato të gatshme në magazinat fiskale. Njëkohësisht, janë kontrolluar edhe ambientet ku ruhen produktet me akcizë të paguar dhe ato me akcizë të pezulluar.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Dega Doganore Berat pranë një operatori ekonomik, janë konstatuar disa shkelje, duke çuar në shpalljen debitor të subjektit në vlerën totale prej 45.7 milionë lekësh. Nga kjo shumë, 8.7 milionë lekë përbëjnë detyrimin kryesor, ndërsa 37 milionë lekë janë penalitete.











