Mosrealizimin e të ardhurave drejtorja e Doganave ia ka faturuar faktorëve të jashtëm si bursa apo çmimi i naftës.
Drejtorja Pranvera Fagu tha se po hetohen disa kompani për kontrabandë, por pa dhënë shifra sesa. Ajo i kërkoi biznesit të denoncojë të gjitha rastet kur u kërkohet rryshfet nga doganierët.
Pranvera Fagu: “Janë faktorë që tashmë dihen publikisht që nga çmimet e rënies së bursës siç është çmimi naftës dhe i rentes së naftës. Në raport me muajin që shkoi ky muaj është më I lartë. 13.1 miliardë janë të ardhura nga doganat.
Informacionet tona nuk ka krim të organizuar të kontrabandës. Sa I takon hetimit kemi detyrë funksionale të vijojmë të hetojmë”.