• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Doganat” arkëtojnë 66 milionë lekë, falin 168 milionë tjera. Kush përfiton deri më 31 dhjetor?

by A R
07/07/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Doganore ka mbyllur fazën e parë të zbatimit të ligjit te njohur ndryshe si “Ligji i Faljes”, me rezultate konkrete pas afatit të 30 Qershorit 2026.

Gjatë kësaj periudhe janë përmbyllur procedurat për 260 raste përfituese, subjekte që kanë shlyer brenda afatit 50% të detyrimit kryesor për periudhën 2015–2019, duke përfituar faljen e 50% të detyrimit te mbetur, si dhe fshirjen e plotë të penaliteteve e kamatëvonesave.

Nga zbatimi i kësaj dispozite u shuan rreth 168.6 milionë lekë detyrime, ndërsa në buxhetin e shtetit u arkëtuan 66.1 milionë lekë.

Procesi nuk mbyllet këtu. Subjektet që nuk arritën të përfitonin nga opsioni i parë kanë ende një dritare deri më 31 dhjetor 2026, ku pagesa e 75% të detyrimit kryesor sjell faljen e 25% të mbetur dhe fshirjen totale të gjobave e kamatëvonesave, një kusht më pak i favorshëm se i pari, çka tregon logjikën progresive të ligjit: sa më herët paguhet, aq më i madh është përfitimi.

Paralelisht, ka vazhduar edhe fshirja automatike e detyrimeve të krijuara deri më 31 dhjetor 2014, me 264 raste të mbyllura dhe një vlerë të fshirë prej 505.5 milionë lekësh.

Në total, shifrat sugjerojnë një përpjekje të qeverisë për të pastruar portofolin e vjetër të borxheve doganore, duke nxitur formalizimin dhe arkëtimin e menjëhershëm në kurriz të një humbjeje afatshkurtër në të ardhura.

Next Post
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

"Bufat e kënetës dhe sorrat e inkubatorit do të bëjnë gjithmonë dëm”, Balla i përgjigjet Berishës pas mashtrimit për qumështin në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com