• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Doganat: 2.14 miliardë dollarë të ardhurat në 2023-shin

by A R
07/05/2024 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar Librin Jeshil “Doganat 2023 dhe prioritetet 2024”, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Ky është viti i tretë i botimit të Librit Jeshil në formatin e një raporti vjetor mbështetur në vizionin e Administratës Doganore për lehtësimin e tregtisë së ligjshme duke ruajtur ekuilibrin e duhur me analizën e riskut dhe kontrollet pas-zhdoganimit.

Drejtori Përgjithshëm, Genti Gazheli në fjalën hyrëse, theksoi se viti 2023 ishte sfidues për të ardhurat nga doganat në kushtet e mbiçmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit amerikan. Por theksoi ai, Administrata Doganore arriti rekordin e të ardhurave në masën 2.14 miliardë dollarë dhe ndryshimin e imazhit drejt një institucioni në shërbim të biznesit, profesional dhe etik.

Performanca në rritjen e të ardhurave doganore nga mallrat e akcizës, si barometri më i mirë i performancës, i pandikuar nga efektet e kursit të këmbimit, solli rritjen e sasive të deklaruara të konsumit të produkteve kryesore për vitin 2023, si karburantet me 646 455 tonë, cigaret 3 135 tonë, kafeja 7 616 tonë etj.

Fushatat e ndërgjegjësimit të biznesit, të realizuara me partnerët, mundësuan certifikimin e Operatorëve të Autorizuar Ekonomik, që tashmë kanë arritur në 13 dhe që përfitojnë lehtësitë në procedurat doganore dhe kalimin në “green lines”, duke shkurtuar kohën dhe kostot e biznesit.

Vlerësimi i partnerëve ndërkombëtarë si BE, OBD, FMN, Banka Botërore dhe OBT erdhi pas një angazhimi të administratës doganore në realizimin e projekteve të asistencës teknike dhe procesit “screening”, duke treguar një performancë pozitive në raportimet, pyetësorët dhe aktivitetet ndërkombëtare.

Doganat ofrojnë sot rreth 39 shërbime dhe 4 aplikacione online dhe me 17 shërbime të tjera, pasaportat e të cilave janë gati për zbatim gjatë gjysmës së parë të vitit 2024 arrijmë objektivin për ta kthyer doganën 100% dixhitale.

Në prioritetet e vitit 2024, Drejtori i Përgjithshëm veçon përdorimin e të dhënave dhe inteligjencës artificiale në ndërtimin e strategjive të analizës së riskut bazuar mbi modele të ofruara nga partnerët, kryesisht FMN, BB, OBD, për të fokusuar energjitë dhe monitorimin drejt subjekteve me profil risku më të lartë dhe duke lehtësuar tregtinë e ligjshme dhe mbrojtur konkurrencën e ndershme.

/a.r

Next Post
“Më ke thënë maniak”, përplasje e fortë mes Meritonit dhe Heidit: Po ecën mbi shpatullat e Romeos dhe po e përdor

“Më ke thënë maniak”, përplasje e fortë mes Meritonit dhe Heidit: Po ecën mbi shpatullat e Romeos dhe po e përdor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In