• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dogana/Monopoli i skanimit te kontenierëve: “S2 Albania” fitoi 1 mln euro në 2018

by Java News
20/08/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë koncesionare vazhdojnë te regjistrojnë fitime të larta në Shqipëri. Kontrata e radhës është ajo e skanimit në dogana.

 

Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, vitin e kaluar kompania “S2 Albania”, regjistroi një fitim neto mbi 1 milionë euro nga monopoli i skanimit te kontenierëve ne dogana.

 

Koncesioni i skanimit në dogana fitoi 1 milionë euro vitin e kaluar duke ju bashkangjitur kështu listës së gjatë të kontratave fitimprurëse koncesionare në Shqipëri. Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, gjatë vitit të kaluar kompania “S2 Albania” arkëtoi 1.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, nga të cilat 127 milionë lekë rezultuan fitim i pastër neto.

 

Koncesioni i skanimit të doganave u dha në prill të vitit 2013 dhe ishte parashikuar që të paguhej direkt nga biznesi gjatë importit të mallrave në doganë, përkatësisht 40 euro për çdo deklaratë doganore.

 

Por pas rrotacionit politik të vitit 2013 dhe kundërshtimeve të biznesit, veçanërisht atij fason, qeveria e ndryshoi kontratën duke vendosur ta paguajë koston e skanimit direkt nga buxheti i shtetit.

 

Zyrtarisht koncesioni e skanimit ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2015. Sipas kontratës, kompania S2 Albania do të ketë monopolin e shërbimit të skanimit në dogana për 15 vjet, pra deri në shtator të vitit 2030.

 

Ky koncesion është një nga më të kushtueshmit për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, mesatarisht qeveria paguan rreth 1.5 miliardë lekë ose 12 milionë euro në vit për kompaninë koncesionare të skanimit.

 

Dy vjet më parë koncesioni i skanimit të doganave u vu në qendër të opinionit publik. Një kompania amerikane e quajtur Muddis Waters research përpiloi një raport, në të cilin hodhi akuza të forta se pronari I koncesionit të skanimit kishte paguar ryshfet tek zyrtarët e lartë të qeverisë shqiptarë për të përfituar kontratën e koncesionit.

 

Çështja u vu nën hetim nga komisioni amerikan i titujve dhe bursës si dhe prokuroria e Californisë, por pas dy vjetësh hetime akuzat u rrëzuan.(TCH)

Next Post
NATO/SHBA është e zhgënjyer nga bashkëpunimi i Turqisë me Rusinë

SHBA/Pompeo: Do preferoja që Koreja e Veriut të mos lëshojë raketa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

February 25, 2026
Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In