• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dogana e Hanit të Hotit, BE jep 1.8 milionë euro për terminalin e ri

by Java News
10/12/2017 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Doganën e Hanit të Hotit, për të parë nga afër realizimin e projektit të investimit për terminalin e ri dhe godinën, një investim në vlerë rreth 1.8 milionë euro financuar nga Komisioni Europian.

“Është një investim i Bashkimit Europian prej 1.8 milionë euro. Qëllimi është i drejtpërdrejtë për të përmirësuar kushtet e punës por këtu ka një specifikë, investimi sjell pikën e kalimit kufitar në nivelin e kushteve standarde të Schengenit dhe do të përdoret nga 3 institucione shumë të rëndësishme.

Do të përdoret nga Drejtoria e Policisë së Kufirit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe nga Agjensia e Kontrollit Ushqimor. Sigurisht që jo vetëm që rrit, përmison, kushtet e punës por rrit edhe cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrjes, ndaj qytetarëve, përshpejton dhe lehtëson tregtinë ndërkufitare, është dhe pjesë e projektit të madh të lehtësimit të tregtisë rajonale.

Besoj që do të ketë efektet e drejtpërdrejta edhe në rritjen e të ardhurave, në transparencën e punës së 3 institucioneve Drejtoria e Policisë Kufitare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjensia e Kontrollit Ushqimor, në raport me qytetarët dhe me sipërmarrjen,” tha Ministri Ahmetaj.

Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, konsiderohet si pikë e kalimit kufitar të kategorisë së parë, bazuar në aktivitetin e përditshëm, funksionin dhe trafikun e transportit të personave dhe mallrave dhe është e vetmja pikë e kalimit kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, e hapur për transportin e mallrave me natyrë tregtare në rrugë tokësore, por edhe një pikë kyçe në kalimin e aksit që lidh Italinë e Slloveninë me Ballkanin jugor.

Hapësira e kufizuar dhe mungesa e korsive të mjaftueshme për përballimin e lartë të fluksit të transportit, kanë qenë një problematikë për këtë pikë kufitare, duke shkaktuar edhe vonesa për qytetarët dhe sipërmarrjen.

Projekti i rikonstruksionit të Pikës se Kalimit Kufitar, ofron një zgjidhje më kosto-efektive, duke mundësuar ndarjen e trafikut të rëndë nga mjetet e vogla të pasagjerëve.

Dy komponentët e projektit, ishin Pika e Kalimit Kufitar me ndërtimin e godinës së re ku shumë shpejt do të vendosen zyrat (front office) e Doganës, Policisë dhe AKU, godina e kontrollit të vijës së dytë dhe së dyti, terminali i ri doganor ku do të pozicionohet administrata e Doganes dhe Agjencitë Doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit për cargo me mallra (deklarata importi-eksporti).

Implementimi i Projektit do të mundësojë një kontroll kufitar më të shpejtë dhe të sigurtë në aksin kryesor midis Shqipërisë dhe Malit te Zi, për trafikun kufitar dhe transportin e mallrave, përpunimin në kohë më të shkurtër të kamionëve me mallra dhe lehtësim të procedurave doganore.

Për më tepër, facilitete të tjera për kontrolle të përbashkëta të Policise Kufitare dhe Doganës, ashtu si edhe për kontrollet veterinare dhe fitosanitare nga AKU.

Next Post
Bushati: Opinioni i Venecias për Vettingun tregon se jemi në rrugën e duhur

Pse hesht prokuroria për aferën e lobimit të PD dhe ryshfetin 100 mln dollarë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

February 15, 2026
Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

February 15, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

February 15, 2026
“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

February 15, 2026
Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In