Deputetja e PDIU, Mesila Doda tha se PDIU nuk ka asnjë vendim për koalicionin e ardhshëm. Ajo tha se çdo ditë ka nga një marifet të ulët dhe që praktikisht të heq çdo dëshirë që të vazhdosh dhe të kesh ndonjë bashkëpunim me këtë lloj koalicioni.
Doda tha gjithashtu se palët politike, kryesisht partitë e mëdha mbajnë peng sistemin zgjedhor. Ajo u shpreh se PDIU nuk do pranojë që në këto zgjedhje të hyjë pa numërues. Situata e fundit politike tha Doda në studion e lajmeve të Ora News prek drejtpërdrejt çështjen çame.
Mesila Doda: Situtata është krejt e pazakontë dhe nuk kuptohet ende aksionet që kryejnë palët dhe ku do jetë pika e përbashkët tek e cila mund të konvergojnë. PDIU i ka propozuar që prej dy javësh të gjitha forcave politike në pakt të madh kombëtar që duhet të ketë disa pika. Njëra prej tyre është reforma në drejtësi, integrimi i vendit dhe është ligji i zgjedhjeve, pra të kemi të bëjmë me një kod tjetër zgjedhor.
Reforma zgjedhore është gërme e parë tek e cila mund të nisë një histori tjetër politike. Sot ne kemi një ligj zgjedhor që është i bazuar mbi koalicionet dhe ka krijuar një ngërç me të gjitha partitë e tjera. Sot kemi rreth gjysmë milionë vota që prodhojnë zero deputet dhe këto vota shkojnë i vishen partisë më të madhe. Partia më e madhe nuk mban asnjë përgjegjësi për elektoratin e këtyre partive të vogla që e kanë votuar, i trajtojnë si satelitë, vagona, lokomotiva, pra edhe shprehjet nuk janë dinjitoze.
Aleatët nuk janë për tu zhvlerësuar, janë për të bashkëpunuar nëse ke vendosur të kesh aleatë. Nëse jo atëherë hajde të ndryshojmë kodin zgjedhor, të dalim më vetë, heqim koalicionin. Nëse ata duan të bëjnë koalcione i bëjmë me lista të përbashkëta, por jo më si satelitë apo si furnizues vota. Nëse do bëjmë sot një llogari do shikoni që PS një deputet i del me 8500 vota, PD me 9 mijë vota, ndërsa LSI me 11 mijë vota, PDIU me 12 mijë e kusur vota dhe kjo është e padrejtë.
Kjo është arsyeja që për ato pak parti që arrijnë ta kalojnë pragun zgjedhor dhe të futen dhe të kenë mundësinë të sjellin përfaqësues të tyre në parlament dhe për ato ka një marrje votash në masë nga partia më e madhe. Për mua kjo është tregues i parë i mosfunksionimit të demokracisë, nuk ka që gjysmë milion vota nga këto parti krijojnë zero deputetë.
Nga ana tjetër të gjithë qahen që sistemi po ngelet peng, sistemi po mbahet peng nga këto që ahen nga njëri tjetri çdo 4 vjet, se çdo 4 vjet shikojmë njërën palë që shkon dhe kap peng palën tjetër. Pra 4 vjetësh kishe një çadër tjetër, kishe goma që digjeshin, kishe një palë viza që duheshin të merreshin dhe po ato kishin aksione. Ka një problem që partitë e mëdha kërkojnë të marrin pushtetin dhe për këtë arsye mund të shkojnë dhe drejt akteve të egra në marrjen e pushtetit.
Ndërsa sa i përkët një standardi etik, të një niveli jetik dhe mbi të gjitha të dhënies së mundësisë së vendit për të pasur një standard të mirë ekonomik, por edhe për të bashkëpunuar me pjesë të caktuara të pushtetit me qëllim që të arrihet suksesi, atëhere kjo nuk ekziston, sot ne shikojmë shumë herë që qahen për ligjin e arsimit të lartë. Por nëse për ligjin e arsimit të lartë të kishin mundësi të bashkëpunonin asaj kohë PD me LSI etj do kishte pasur mundësi të ishte një ligj ndryshe, apo ta kishte çuar në gjykatë kushtetuese.
PDIU ka kundërshti për ligjin e arsimit?
Ligji i arsimit ka kaluar ka rreth dy vite, e mora si shembull. Unë e kam shprehu pak më pak se një vit kur ishte matura shtetërore e cila prodhoi një gjendje të tmerrshme tek maturantët dhe ky nuk është treguesi i një cilësie të mirë apo e një pune të palodhur. Është tregues i një pune e cila ka pasur probleme shumë të mëdhaja dhe me të rinjtë dhe fëmijët nuk mund të bëhen çdo 4 vite eksperimente dhe nuk po themi vetëm për këtë qeveri, por përgjithësisht qeveritë bëjnë nga një eksperiment.
Eksperimenteve me fëmijët duhet ti themi stop, eksperimenteve me reformën në drejtësi duhet ti themi stop. Kur u votuan ndryshimet kushtetuese unë kam thënë që palët politike tentuan të bëjnë Pazar sepse thanë ta votojmë 50 nga jo 50 nga ne, 3 nga ne 3 nga ju, 6 nga ne 6 nga ju. Ka ardhur prap momenti që të dyja palët po e zenë peng njëra – tjetrën. Në fakt nuk zenë peng njëratjetrën zoënë peng vetëm Shqipërinë, sepse asnjëra nga palët, të gjithë e dinë që po rrinë këtu ku jemi se do na vijë dita kur të bëjmë rotacionin. Por asnjë nuk mendon për faktin se këtu njerëzit po ikin në masë dhe nuk po ikin për faktin sepse thjesht këtu vuan, por sepse këtu nuk ka më shpresë. Ky është një alarm i madh për të gjithë politikanët, ky është dështim i klasës politike.
Kujt i drejtohet PDIU me paktin kombëtar, keni marrë nisma konkrete?
Të gjitha palëve. Ka patur edhe takime me një pjesë të mazhorancës, me një pjesë të opozitës. Opozita nuk është e fokusuar për këto lloj zgjidhje, opozita është e fokusuar te kërkesat e veta dhe cdo lloj proteste është e legjitimuar në një sistem demokracie dhe duhet të jenë konseguent në kërkesat e tyre. Nuk paragjykojmë askënd në këtë çështje, por ky vend ka nevojë për zgjedhje. Zgjidhjet e mëdhaja vijnë nga njerëz të mëdhenjë në politikë dhe për fat të keq njerëzit e mëdhenjë në politikë janë zhdukur.
A ka pasoja kjo situatë?
Kjo situatë ka shumë pasoja, ka pasoja në ekonominë e vendit, sepse ka ngecje në investime, nuk besoj se do ketë ndonjë investues të huaj që të vijë në këto kushte. Ka pasoja në gjeopolitikën e rajonit, shqiptarët sot kanë qenë në momentin më të mirë, me dy shtete shqiptare në rajon. Kemi një problematikë të shtuar të shqiptarëve në republikën e FYROM, që unë kam deklaruar se nuk do ti quaj ndryshe përvecse shqiptaret e Iliridës.
E prek çështjen çame kjo situatë?
E prek dhe e dëmton kjo situatë në mënyrë direkte. Çështja çame gjatë këtyre viteve ka progreduar në mënyrë të paimagjinueshme. Mjafton të them që në ato momentet e para
njerëzit e komunitetit çam dinë të thonë që nuk e thonin që jemi çamë, thonin nga Saranda, Delvina etj., sepse ishte një stigmë e tmershme. Krijimi i PDIU dhe deputimi me sukses i PDIU, meritë e kryetarit Idrizi i cili ka arritur ti japë frymën që sot çështja came nuk është vetëm e çamëve, por e të gjithë shqiptarëve.
A është gati infrastruktura për të zhvilluar zgjedhje të mira?
Me këtë infrastrukturë kemi shkuar herë të tjera në zgjedhje. A është shumë e mirë? Nuk mendoj që është shumë e mirë. Po ju them vetëm një skandal që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, paraqitet në mënyrë të qartë që forca e dytë dhe e tretë brenda një koalicioni ndajnë numëruesit me njëra tjetrën dhe në vitin 2015 thanë, nuk e quajmë këtë dhe ju nuk jeni as në opozitë as në mazhorancë dhe u hoq numëruesi nga PDIU nga komisionet e numërimit të votave. Ne çfarë duhet të bënim? Të djegim KQZ, duhet ta bllokojmë parlamentin, apo të djegim ndonjë forcë tjetër politike, çfarë duhet të bëjmë ne?
Ka një llogjikë, sepse kjo nuk është vetëm skandaloze, është nëj fakt që ditën për diell dhunon kodin zgjedhor. Kësaj herë nuk do pranohet të hyhet as pa numërues, vetëm nëse arrihet të
behet votimi elektronik i cili ka një infrastrukturë të një lloji tjetër, megjithatë nuk e di sa e sigurtë është dhe sa e mundshme është në këto kushte që të shkohet drejt një numërimi elektronik.
Mazhoranca nuk e ka pranuar numërimin elektronik…
Jo e ka pranuar sepse ishte kreu i PS, që tha në Parlament se për numërimin elektronik jam gati nëse ju ofron më shumë siguri.
Zgjedhjet pa opozitën?
Ndërkohë kam dëgjuar këto kohë që thuhet se në hyjmë në zgjedhje pa opozitën. Ne duhet të kuptojmë që në sistemin demokratike nuk ekziston që jemi një palë që bëjmë 90% dhe kjo pala
tjetër mos hyjë fare dhe e bëjmë vetëm ne. Topin e kam unë dhe e gjuaj vetë penalltinë nuk ekziston më në politikë dhe në sistemet demokratike.
Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë këtë politikë pengmarrëse që po bëhet nga të gjitha forcat e mëdhaja politike. Ndryshoni sistemin, hajde bëni një sistem propocional ku të dalim të gjithë me votat tona, të bëhet Shqipëria një zonë, mos ketë koalicione parazgjedhore, dalim secili forcë më vetë pastaj ai që e fiton, partia më e madhe le të marrë mandatin dhe të shohë nëse e formon qeverinë sic bëhet në shtetet e tjera. Pjesa që ta marrë monopolin që në fillim de fakto një parti e madhe nuk është më demokraci por demokraturë.
I njeh PDIU kauzat e PD?
Ka tepërime në shumë raste, por ka raste që janë evidente që janë kauza të drejta…
Kush janë?
Të gjitha janë. Që të kërkosh më shumë garanci për zgjedhjet është shumë e drejtë. Por si do ti kërkojmë garancitë për zgjedhjet sepse ishte dhe PD në të njëjtin komision me PS për reformën zgjedhore dhe numërimin dhe votimin elektronik duhet ta kishte kërkuar një vit e gjysmë më parë dhe nëse nuk e donte PS ta mblidhte bashkëkryetari tjetër. Janë përgjegjëse të dyja palët që reforma zgjedhore nuk ka shkuar sot përpara. Nëse do të kishte shkuar një vit e gjysmë më parë sot do kishte filluar dhe votimi dhe numërimi elektronik. Sipas meje nuk është ky kushti që të jënë të sigurta zgjedhjet.
Po koalicioni…?
PDIU nuk është as shpatë dhe as jastik i ndonjë tjetri. PDIU kur e ka ftuar koalicioni e kanë ftuar të dyja partitë bashkë dhe është bërë pjesë e disa reformave të rëndësishme në vend dhe këtë e ka bërë për të mirën e vendit, sepse po të ishte për punë pushteti nuk është respektuar asnjë 1% e asaj marrëveshjes dhe çdo ditë ka nga një marifet të ulët dhe që praktikisht të heq çdo dëshirë që të vazhdosh dhe të kesh ndonjë bashkëpunim me këtë lloj koalicioni, po të ishte puna për punë pushteti.
Po të jetë puna për cështjen çame dhe kombëtare, kjo po ja vlen që të vazhdosh bashkëpunimin. Nuk ka asnjë vendim politik të PDIU, kur të regjistrohen koalicionet atëherë do marrim vendim politik të kryesisë së PDIU. Në këtë moment nuk kemi një vendim se me kë do dalim.