• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Docu TIFF 2016 ngre siparin me kineastët e diktaturës dhe Tarkovskin

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Drejtori i Docu TIFF, Agron Domi, është marrë shumë me kineastët e diktaturës, për të shpalosur idenë e tij për mbarëvajtjen e festivalit që nis sot në mbrëmje në Muzeun Kombëtar. Por, ndërkohë e ka lënë si pa zë, një nga dokumentarët më të rëndësishëm, atë që lidhet me Tarkovskin, por edhe me shumë tema të tjera.

Kjo ka përbërë dhe lajmin për festivalin që nis nga data 1 dhe mbyllet më 8 qershor dhe zhvillohet në sallat e Muzeut Historik Kombëtar, Open Air tek ambienti Atrium, Teatri i Metropolit, COD dhe TULLA Culture Center. Janë plot 180 filma në konkurrim apo në programet speciale, që tregojnë edhe numrin e madh të kërkesave për pjesëmarrje në Festivalin tradicional tashmë, të emëruar TIFF.

Zërat e censuruar gjatë diktaturës dhe një Shqipëri e parë me sytë e artistëve do të jenë grishja më e madhe sipas organizatorëve gjatë edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Dokumentar Docu TIFF 2016.

Kanë qenë plot 2000 aplikime të ardhura prej 102 vendeve të botës, prej të cilave janë përzgjedhur për publikun shqiptar plot 100 filma në konkurrim dhe 80 të tjerë në programet dhe projeksionet speciale.

Ajo që e bën më interesant është tematika dhe mbi të gjitha përzgjedhja e filmave që janë emëtuar në festivalet të mëdha ndërkombëtare, ku është e vështirë pjesëmarrja, të tilla si: Sundance, Cannes, Berlinale, Venezia apo të nominuar e me çmime në Oscar, Golden Globe etj.

Si edhe në edicionet paraardhëse do të organizohen disa masterclass, që kanë pjesëmarrjen e

Noemi Schory, Andreas Voigt dhe Ira Ira Kormannshaus. Do të veçonim filmin që vjen për Tarkovskin dhe që pritet me shumë kërshëri nga publiku i dhënë pas filmit,për një kineaste që ka punuar me shumë kujdes për këtë figurë të jashtëzakonshme.

 

E veçanta, elementi shqiptar

I kanë konsideruar si të censuruar, por në fakt disa nga kineastët e ftuar në TIFF, me anë të kontributit të tyre ishin pjesë e sistemit vetëm se kanë realizuar ndryshe. Dhe kjo përbën realisht sfidën e tyre që vjen te TIFF. Do të kemi filmat e Mit’hat Fagut me temën “Dhuruesit e gjakut”, por edhe kameran e Viktor Stratobërdhës, me filmat e tij të shkurtër të realizuar gjatë viteve 1955­56 brenda kanoneve të socializmit por me kamera dhe realizim shumë modern për kohën.

“Urime shokë studentë”, “Qeshim se nuk qajmë dot”, “Pse kështu?”.  Të dy si Stratobërdha dhe Fagu do të vuanin pasojat e kërkimeve të tyre në art. E këndshme është se Fagu është pjesë e njërës prej jurive që do të përcjellin këtë festival. Dhe, interesante por edhe e mirëpritur janë edhe filmat e realizuar nga patriarku i filmit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Do filmat që do projektohen janë “Përjetësi”, i restauruar nga AQSHF vitin e kaluar, një trajtim poetik dhe shumë ndryshe i të rënëve dhe  “Motive nga dita e diel” (1974), ku regjisori luan shumë me planet detaj dhe muzikën xhaz.

 

Të përshkruash Shqipërinë!

Seksioni që është titulluar “Reflecting Albania” përshfaq Shqipërinë prej syrit të kineastëve të huaj. Dhe, e veçanta, e këtij seksioni është se filmat nisin që nga viti 1935, deri më sot.

E hap siparin dokumentari “Fahrtenbuch Albanien”, i realizuar në 1935 nga Walter Frentz, që njihet si fotograf i propagandës naziste, për të vijuar me “Shqipëria” 1945, i Roman Karmen, i cili vjen prej kohës së “dashurisë” shqiptaro­ ruse. Plot 10 filma, që më shumë datojnë në muajt e fundit ardhur nga Italia, por edhe Polonia, Serbia e Belgjika, sjellin një shikim ndryshe të Shqipërisë.

 

Juria ndërkombëtare e metrazhit të gjatë:

Andreas Voigt (Gjermani),

Noemi Schory (Izrael),

Andrea Lodovichetti (Itali).

Juria ndërkombëtare e metrazhit të mesëm e të shkurtër:

Ira Kormannshaus

(Gjermani), Igor Prassel

(Slloveni), Nita Deda

(Kosovë)

Juria ndërkombëtare e filmit në shqip:

Mladen Vusurovic (Serbi),

Mit’hat Fagu (Shqipëri),

Stratis Chatzielenoudas (Greqi)

Juria e Medias:

Alda Bardhyli, Ben Andoni, Jonida Hitoveizi

Next Post

Unaza e Vogël, IKMT nis shembjen e ndërtesës së INSIG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In