• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dobraç” dhe “Kiras”, lagjet që kanë prodhuar dhjetëra viktima në Shkodër

by A R
31/10/2018 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasjet e dhunshme mes dy fiseve shkodrane, Barjët dhe Licët, njerëz të vrarët dhe të ngujuarit në lagjet Kiras dhe Dobraç, ishte fokusi kryesor i emisionit të Top Channel.

Top Story udhëtoi në Dobraç, në fshatin aty ku jetojnë Bajrat dhe në Kiras aty ku influenca e Licëve është e tepër e fortë, fise këto të kthyer tashmë në kryefjalën e të gjitha mediave belge dhe shqiptare prej muajsh të tërë.

Në këto dy lagje mbizotëron frika, njerëzit refuzojnë të flasin para kamerave. Duken si dy zona të marra peng nga familjet e forta të Shkodrës. Pikërisht në këto dy lagje, janë ekzekutuar mbi 20 persona, përgjatë 20 viteve të fundit.

Familja Lici është e ngujuar në një ndërtesë me mure të lartë, për ti shpëtuar sulmeve me snajper. Ndërsa në lagjen e Bajrëve, gjithçka monitorohet me kamera.

Në 5 shtator të këtij viti, policia ndërmerr një aksion në lagjet Dobraç dhe Kiras ku sekuestron municione dhe armë. Në sytë e publikut dhe ekspertëve të sigurisë, ky aksion nuk ishin veçse një bllof i madh, në lumin e akuzave për mosveprim nga policia.

Teksa klima politike tensionohej me akuza dhe kundër akuza, në Dobraç do të zhvillohej edhe një tjetër aksion policor. Forcat speciale mësynë në Dobraç në 15 Shtator, por dështuan. Një nga një, Renea dhe FNSH dolën nga Dobraçi me duar në xhepa. Top Story mëson se ky aksion është mbajtur i fshehur nga Policia e Shtetit, duke mos dërguar asnjë njoftim për shtyp, asnjë detaj për gazetarët.

Pikërisht në këtë dite, Behar Bajri ndodhej ende në Shqipëri, por, ai u largua nga vendi pa asnjë pengesë për tu vënë në pranga nga autoritetet holandeze pas disa ditësh. Kjo mbetet një nga pistat, që të ngjall dyshime për aksionet e Policisë së Shtetit.

Pas këtij dështimi, goditja e radhës nuk do të vononte dhe duket se këtë herë deçizive ishte ndërhyrja e vendeve partnere. Më 21 Shtator, 11 persona u arrestuan në një aksion të përbashkët mes Shkodrës, Tiranës dhe Roterdamit në Holandë, të gjithë, pjesëtarë të familjes Bajri apo të afërm të tyre./a.ç

Next Post
Familjet shqiptare përplasen me armë, 5 të plagosur në Kumanovë

Familjet shqiptare përplasen me armë, 5 të plagosur në Kumanovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In