• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dobësimi i monedhës evropiane “dërrmoi” shqiptarët, 250 mln euro më pak kursime

by A R
18/07/2018 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur flitet për problemet ekonomike, një ndër indikatorët tregues është edhe sasia e kursimeve që qytetarët kanë në bankë. E duket se të dhënat e këtij treguesi janë psimiste.

Muajt e fundit kursimet e qytetarëve po njohin një rënie të fortë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në muajin Maj stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë zbriti në 968 miliardë lekë, duke rënë me gati 10 miliardë lekë, ose 1 % në krahasim me muajin e mëparshëm.

Vlen të theksohet se ndikim të fortë në këtë rënie pati edhe dobësimi i euros. 70 % e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë. Ky është niveli më i ulët i depozitave që nga korriku i vitit 2015.

Kursimet e shqiptarëve në banka janë ulur me 33.4 miliardë lekë, ose me rreth 250 milionë euro krahasuar me gjashtë muaj më parë. Kjo rënie për 5-mujorin ka ardhur si nga ulja e depozitave në lekë, ashtu dhe në valutë. Kursimet në lekë ranë me 15 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë u reduktuan me 18.5 miliardë lekë.

Ndërsa tkurrja e depozitave në valutë ka dhënë efektin e zhvlerësimit të euros që mesatarisht në pesë muajt e parë të vitit këmbehej me 130 lekë, nga rreth 135 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndëkorhë, rënia e depozitave në monedhën vendase ka ardhur kryesisht nga ulja e kursimeve të individëve me afat në lekë.

Por, në këtë pakësim të kursimeve në banka duket se ka dhënë ndikim edhe ulja e normave të interesit të depozitave. Qytetarët tashmë nuk i shohin bankat si aleatë fitimprurës për depozitat e tyre.

Ndëkorhë, ajo që bie në sy është fakti se kursimet në valutë mbizotërojnë në sistem me plot 52.6 % të totalit, ku shumica janë euro./a.m.

Next Post
Trump e fton Putinin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

I paqëndrueshmi Trump: U keqkuptova gjatë konferencës me putin për ndërhyrjen ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In