• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dobësia e më të fortëve në parti!

by Edvin Kulluri
26/06/2023 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

“Sali Berisha është më I votuari në PD! Donald Trump gëzon mbështetjen më të madhe brënda republikanëve”! Këto janë dy shprehjet që lidhin në mënyrë thuajse identike argumentat për rikandidim në krye të opozitave të tyre të dy personazheve. Dakort, kështu është, por a mjafton ky argument në të dyja rastet për të fituar zgjedhjet e 2025 në Shqipëri dhe ato të 2024 SHBA? Dyshimet janë që shanset për fitore në të dy rastet janë ose zero, ose dicka e përafërt me të.

Por le të hyjmë më thellë në gjykimin e sloganit “kush ka mbështetjen e partisë, mund kundërshtartin’. Së pari duhet pranuar së të dy personazhet nuk janë politikanë të zakonshëm kalimtarë, por figura të forta politike. Me histori të ndryshme, por me dicka të ngjashme që I bashkon: shpirti luftarak dhe retorika e ashpër me një farë stilistike tërheqëse ndaj kundërshtarëve. Berisha në llojin e vet tek radikalizimi dhe polarizimi I retorikës ka gjetur gjithnjë ‘levën emocionale’ më te cilën ka lëvizur mbështetësit e vet. Dhe natyrisht që ashpërsia e tij për të rrëzuar “qeverisnë e stabilitetit” në 1992 është ngulitur mirë në nëndërgjegjen e shumë votuesve të PD. Dhe këtë stil e shtriu gjatë gjithë karrierës së tij edhe brenda rradhëve të vetë PD. Aq larg ka shkuar me këtë modus operandi, saqë u ka mbushur mëndjen demokratëve që Basha është një demon që arrin deri aty sa të imponojë DASH për shpalljen e tij non-grata. Por harron të marrë përgjegjësitë e tij si Xhepeto që krijoi dhe mbajti në këmbë Pinokun e tij, pikërisht Lulin e tij të preferuar. Por gjithësesi ajo pjesë e bazës së PD që e adhuron ende Berishën, ka qejf të gënjehet edhe këtë herë, pasi të njëtjën gjë ka bërë dhe me dy klonet paraardhës të Bashës, Selamin dhe Shehun. Por duke mos u thënë në atë kohë demokratëve se Selami ishte delfini I tij pranë mocionistëve në 1992, ndërsa I dyti ose I ashtuquajturi Profesori, ka qënë I vetmi konkurent I denjë I Agron Llakajt në imitimin e vetë Berishës. Aq sa në 1997 mori dhe cmimin”prasi vitit’ nga juria e kreditorëve të pirmamidave në Lushnje. Por fabula funksionoi megjithëse Shehu u kthye sërish në PD në 2005 dhe prasët u tretën në ujin e memories së munguar të radikalëve. Natyrisht që e njëjta trajektore artikulimi I është drejtuar me rradhë më të drejtë Ramiz Alisë, dhe më pak Nanos e Ramës që në përceptimin e rradhëve besnike nuk kanë qënë kundërshtarë, por “armiq”të tij dhe popullit të djathtë. E më keq akoma dhe cirakë te Beogradit. Nuk mjaftonte armiqësia e Shqiptarëve të Shqipërisë por edhe atyre të Kosovës!!!

Po të kthejmë kokën në SHBA pasi jemi në kushte të ngjashme. Mbështetja në sondazhe për Donald Trump është më e lartë se për DeSantis apo kandidatët e tjerë njëshifror në Partinë Republikane. Dhe me diferencë jo të vogël. Edhe Trump tek gjuha e ashpër ndaj rivalëve, brënda dhe jashtë Republikanëve, ka gjetur mënyrën më eficente për të gëzuar mbështetje në rradhët e elektoratit emocional. Edhe Trump si Berisha në fillimet e tij në vitin 2016 gjatë primareve dhe garës përballë rivalit democrat, kishte të drejtë në ekspozimin e krizës së liberalizmit globalist. Dhe për këtë Trump do mbetet në histori, si Berisha përballë komunistëve në 1992. Dhe është e kuptueshme, leader-ët që dalin fitues nga beteja me kundërshtarë që kanë prodhuar kriza të mëdha janë shpërblyer me mbështetje tek votuesit e ashpër dhe më gjerë. Por, këto histori të ngjashme fitoresh epike kanë dhe anën tjetër të medaljes. Humbjet e të njëjtëve përsonazhe në zgjedhjet pasardhëse. Berisha përbën edhe një përjashtim atipik, pasi rierdhi në pushtet pas humbjes së tij herën e parë. Dhë kjo e bën të pamundur një kthim të tretë pa iu referuar fare non-gratës, pasi gjysma e votuesve potencialë e kanë mbyllur këtë hesap në gjuhën shqipe. Kanë zgjedhur të mos hanë bar, por thjeshtë nuk hanë as bar e as “karamelet” e Rilindjes së Ramës që vecse rishpiku veten nga bashkia në kryeministri dhe asgjë më shumë.

Trump po ashtu në 2020 humbi sa për shkak të vendimeve kontradiktore, retorikës jo qeverisëse por opozitare duke qënë vetë në pushtet, por edhe për shkak të artificës kundërshtare të “betëjës së minoriteteve etnike” në një amerikë që është bashkim historic rracash të ndryshme. Demokratët luajtën edhe pisët me Black Lives Matters por ja që fituan me Joe Biden. Dhe sic thonë rëndom juristët “retorika përballë fakteve, është shterpë”!

Por ka dhë një analogji tjeteër fatale që I bashkon. Dështimi i Trump në zgjedhjet e ndërmejtme për të marrë në kontroll senatin në SHBA dhe 14 maji që do mbahet mënd si “dita e martirëve të Rithemelimit në Shqipëri”, nga Shkodra në Tropojë.

Pra përballë mbështetjes që kanë në shumicë brënda partive respective dhe pamundësisë për të fituar zgjedhjet e ardhshme, e ardhmja e republikanëve amerikanë dhe demokratëve shqiptarë është në udhekryq. Biles Rithemelimi, në udhëkryqin e fundit u copetua keq nga treni electoral që refuzoi Berishën dhe krizën e PD ku ai vetë shihet si përgjegjësi kryesor. I saj. Por duhet thënë se edhe me ndyshimet që kanë mes vedi, ambicia, egoizmi dhe narcizizmi thuajse patologjik I dy personazhev I bën që të këmbëngulin në rikandimin. Nuk shohin dot asgjë përtej hundës së tyre, c ‘ka rezulton mos të jetë horizonti I gjithë elektoratit potencial opozitar në të dyja anët e oqeanit. Kjo mungesë përgjegjësie me shume mundësi mund të djegë një kandidat me shumë potencial fitues si DeSantis në SHBA dhe një dinamike demokratizuese që mund të prodhojë një leader dhe ekip fitues të djathtë në Shqipëri. Fatkeqësisht numërimi mbrapsht ka nisur dhë është drejt fundit. Kokëfortesia e të dyve pothuaj me siguri do tu dhurojë pushtetin në tavolinë kundërshatëve të tyre. Por “ëho cares”, tek e fundit rëndsësi ka që Trump dhe Berisha të krenohën para pasqyrës për betejat e tyrë me kundërshtarët që mund të jenë dhe mullinj ere. Një gjë është e sigurt, jeta vazhdon përvec rastit nëse Trump dhe Berisha do ecin mbi ujë si Krishti. Por në 2023 vitet e fundit mrekullitë janë parë vetëm ne Izraelin Biblik. Konkretisht zgjedhjet fitohen përmes votës gri që të dy rikandiduesit kokëfortë nuk e marrin dot.

Next Post
Lirohen tre policët e Kosovës që u morën peng nga forcat speciale serbe

Lirohen tre policët e Kosovës që u morën peng nga forcat speciale serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In