• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do zhdukim varfërinë ekstreme”, Basha i vendosur: 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, në mandatin e parë do të…

by Ardit Rada
28/01/2021 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në mandatin e parë të qeverisjes së tij do të zhduket varfëria ekstreme, ndërsa theksoi se do të ulet me 50%.

Teksa ka prezantuar planin ekonomik të PD-së, Basha premtoi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.

Mes të tjerash Basha tha se në fokus të programit do të jenë edhe të rinjtë.

“Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fortë për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme. Javët në vijim shpalosja e ofertës tonë do të bëjë qartë kategori për kategori, familje për familje për çdo trevë shqiptare, për çdo fasho të të ardhurave të çdo individi apo familje, profesione, moshë, benefitet direkte të këtij programi për ju dhe familjet tuaja.

 

 

Shtresa e mesme është motori i zhvillimit, sepse nxit transformimin e shoqërisë, nxit inovacionin dhe ecjen përpara të ekonomisë. Një shtresë e mesme e fortë është po kështu garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit. Një shtresë e mesme e fortë është faktor kyç për nxitjen e rritjes ekonomike. Rritja e mirëqenieve të familjeve shqiptare nuk është slogan sepse mirëqenia lidhet direkt me shëndetësinë, me shëndetin, pra me jetëgjatësinë dhe me gjithçka që ka të bëjë me të përditshmen e shqiptarëve, ndaj dhe programi ynë do ta bëjë Shqipërinë një vend ku zhvillimi të marrë hov në çdo fushë, dhe përfitimi të ndihet nga çdo shqiptar. Një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e 10 vetëve siç është sot. Familja është në qendër të politikave tona.

Familja shqiptare është qendra, shtylla e politikave tona. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, ma familje me të ardhura të sigurta, me familje që marrin mbështetje nga shteti dhe që paguajnë taksa të ulëta, të cilat do të ulin shpenzimet familjare dhe do të rrisin mirëqenien.

Rinia ka qenë është dhe do të jetë në këtë program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona.
Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi dhe e ardhmja e vendit, çdo masë, reformave fiskale, taksave, fushës së arsimit, politikat e nxitjes së investimeve të punësimit kanë për qëllim kryesor promovimin e të talentuarve dhe të aftëve dhe thithjen e talenteve të reja.

Largimi i të rinjve, largimi i potencialeve njerëzore është një katastrofë kombëtare dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që do të ndikojë në të ardhmen tonë. Kjo qeveri jo vetëm e la këtë çështje në harresë të plotë, por nxiti emigrimin më masiv ndër dekada, si rezultat çdo familje shqiptare është prekur nga ky fat, çdo prind pyet çdo ditë, si do t’ja bëjmë me fëmijët? Si do të mundësojmë që ata të ndërtojnë një jetë të mirë dhe normale në Shqipëri. Zgjidhjet e planit tonë i japin përgjigje këtyre dilemave jetike, të çdo prindi, të çdo familje shqiptare dhe tani ë lejoni të ndaj me ju disa prej çështjeve kryesore të planit tonë, të cilin do ta vëmë në zbatim së bashku duke nisur nga dita e parë e punës si kryeministri juaj. Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Në shpalosjen e këtij programi, sot dhe në ditët në vazhdim ne do të shpjegojmë ofertën tonë në të gjitha rrafshet, do të përmirësoj klimën e biznesit për biznesin dhe sipërmarrjen shqiptare, por po kështu për investitorët e huaj. Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre.”, tha Basha.

Next Post
Përfundon seanca plenare, çfarë u miratua sot në Kuvend

Përfundon seanca plenare, çfarë u miratua sot në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In