• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do vrisnim Altin Ndocin në varrimin e vëllezërve Haxhia”, Alibej zbërthehet në Gjykatë: Ja armët që i dhashë Dumanit

by A R
10/06/2025 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka dëshmuar sërish ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, për disa nga ngjarjet e bujshme kriminale të ndodhura në Elbasan gjatë viteve të fundit.

Alibej ka thënë se për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kishte dhënë Nuredin Dumanit dy kallashnikovë dhe një pistoletë, sëbashku me makinën që do të përdorej në atentat.

Ai shtoi gjithashtu se në plan për t’u vrarë ishin Besmir Haxhia dhe Altin Ndoci, dhe jo Viktor Haxhia.

Sipas Alibejt, Viktor Haxhia u ngatërrua me Altin Ndocin. Ai tha më tej se pas vrasjes së dy vëllezërve u planifikua vrasja e Altin Ndocit në varrimin e tyre, gjë që sipas tij nuk ndodhi pasi ai nuk shkoi në varrim.

Pjesë nga dëshmia në GJKKO:

Alibej: Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ça më kerkonte ja jepja. Armet ja dhash bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt ne tv lajmi që e mora vesh, që u gjet e braktisur Tojota. I thash Nuredinit pse kishte shenja gjaku në makinë. Më tha kemi gjuajtur me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh që e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojës” që Nuredini e kishte mik.

Alibej: Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty. Në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kan ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar se është Altin Ndoci. Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezerve Haxhia, pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit. Unë isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim.

Alibej: Kam pasur edhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin. I thash Nuredinit se kishte nevojë për disa veshje si të OFL-së. Më tha po dhe nga Bujari mora disa veshje si te OFL-së, policisë dhe ja kam dhënë Nuredinit. Jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet. Unë i mora në Kukës.

Next Post
Meta fut në sherr demokratët/ “Do të jetë në listat e sigurta”, Çollaku për deklaratën e  Nokës: Nuk duhet të ndodhë, PL është parti jo e djathtë

Hetimet ndaj tij u shtynë me tre muaj, Meta: Sot duhej të mbylleshin, ka zero fakte dhe prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

November 3, 2026
Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

November 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In