• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do votohet, sepse s’ka mundësi zgjedhjeje !

by Fatmir Merkoçi
20/04/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Është e trishtë kur shikon se shqiptarët përsëri u duhet të votojnë. Tek e fundit, Kodi Zgjedhor u ndryshua dhe qëllimi ishte se do kishim Lista të Hapura. Pra shqiptarët këtë herë, do zgjidhnin përfaqësuesin e tyre të vërtetë. Me sa duket, është bërë e modës nga politika shqiptare që, ajo që thuhet prej tyre është thjesht propagandë dhe jo realitet. Pra, shqiptarët do shkojnë në votime, vetëm e thjesht për të votuar. Ata përsëri u mashtruan nga politika.

Kjo situatë dukshëm u kuptua dhe nga ndërkombëtarët. Vetë ambasadorja znj. Yuri Kim deklaroi: – Mos votoni kriminelin! Mos votoni të korruptuarin! Votoni ndryshimin!

Pra, kjo deklaratë tregon realisht se: Në listat e kandidatëve ka njerëz të inkriminuar. Tregon se thirrja e bërë ndaj kryetarëve të partive nuk u zbatua. Nuk u zbatua as thirrja që i bëri KQZ-së dhe vetë z. Celibashi. Thjesht, në lista hynë njerëzit e inkriminuar ose ata që nuk duhet të ishin. Listat u përpiluan nga kryetarët. Renditja u bë po prej tyre. Pyetja lind vetvetiu. Këta të inkriminuar, janë në vende fituese apo në fundin e listave.

Duke parë zhvillimet e fushatës, e deklaratat e drejtuesve kuptojmë se: Të inkriminuarit janë në vendet fituese. Edhe nëse dikush nuk është i sigurt për fitore, ai po kërkon votë individuale. Kjo gjë nuk ju pëlqeu drejtuesve të partisë. I pari ishte Rama që deklaroi pak ditë më parë se: Mos kërkoni vota individuale, por vetëm vota partie. Kjo u pasua dhe nga kryetarët e tjerë. Me pak fjalë: Kjo tregon se Listat fituese duhet të jenë ato që kanë përcaktuar kryetarët.

Kjo bën që, shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit më 25 prill, thjeshtë si votues partish e jo si zgjedhës. Përfaqësimi i tyre në Kuvend, tashmë është i përcaktuar. Pavarësisht vullnetit apo dëshirës së tyre, ata nuk do të munden të zbatojnë dëshirën e tyre. Arsyeja është e thjeshtë, pasi vota e tyre nuk mund të bëj ndryshim, ashtu siç dhe kërkoi znj. Yuri Kim. Vota e tyre do jetë e përcaktuar. Me apo pa dashje, votuesit do votojnë dëshirën e kryetarëve të partive.

Por dhe në ndodhtë që dikush plotëson numrin e votave fituese, ekzistojnë dy variante. E para, kryetari i partisë, do japi urdhër që numëruesit ( të cilët janë partiakë) të mos ta nxjerrin fitues. Në rastin e dytë, nëse kryetari e parapëlqen fituesin, ai do ta trumpetojë si një zbatim ligji. Dhe si një fitore të votuesve, që mundën të zgjedhin me votë, përfaqësuesin e tyre. Rasti i dytë. Do jetë dhe një “ përgjigje” ndaj deklaratës së znj. ambasadore.

Por a është triumf i politikës ndaj ndërkombëtarëve? Këtu duket se fillon dhe loja e vërtetë. Amerika nuk mundet të pranojë lojërat dhe kamuflazhet e politikës shqiptare. Ajo mëse një herë ka deklaruar se: Amerika është përkrah popullit shqiptar, dhe kështu do jetë gjithmonë.

Nëse deri më sot, Amerika ka luajtur me gjuhën diplomatike dhe herë- herë dhe deri diku e thënë drejtë për drejtë, pas zgjedhjeve do jetë më konkrete.

Apeli që i drejtoi Ramës për koalicion qeverisës, ishte i hapur. Kaq i hapur do jetë dhe pas 25 prillit. Nëse të inkriminuarit, nëpërmjet kamuflimit do futen në kuvend, ata nuk do jenë pjesë e qeverisë. Dhe kjo ka arsyet e veta.

Pas 25 prillit. Amerika dhe Europa, do kërkojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi. Këtë reformë nuk mundet ta bëjë një qeveri me njerëz të inkriminuar. Reforma për Amerikën nuk është vetëm ngritja e institucioneve, por edhe zbatimi i saj në terren. Nga Amerika është kërkuar që të kapen “Peshqit e mëdhenj”. Gjë që Qeveria Rama nuk e zbatoi. Pra lind domosdoshmëria e një qeverie ligj zbatuese, por dhe një qeveri që të kryej konfiskimet e të pasurve dhe pronat e pa-ligjshme. Një qeveri që të jetë bashkëpunuese reale me Amerikën. Ndaj dhe znj. Yuri Kim e bëri atë deklaratë.

Pavarësisht nga të gjitha, shqiptarët duhet të zgjedhin këtë radhë dhe nuk duhet të bëhen vegël qorre e tifoza partie. Ndryshimin duhet ta sjell thjesht populli me votë. Sa më i ndërgjegjshëm të jetë këtë herë, aq më shumë do fitojë familja dhe vendi. Tashmë çdo shqiptar e ka kuptuar se: Amerika jo vetëm që është në krahun e tyre, por se gjërat tashmë po i thotë troç e hapur. Ndoshta duhet vullneti i popullit për të bërë ndryshimin e madh. Atë ndryshim, që vetë koha e kërkon. Ndaj nuk duhet të shkohet vetëm për të hedhur votën në kutinë e votimit. Çdo kush, para fletës së votimit, duhet të mendojë për vete, familjen, vendin dhe të ardhmen.

Next Post

"PD të rishikojë vetveten pas humbjes", Rama: Thirrja për bashkëpunim nuk vlen për Metën! Ai duhet të largohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In