• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Do vazhdojmë bisedimet”- Kurti dhe Abdixhiku kalojnë te emrat për President, diskutojnë për kandidatët! Kryeministri flet dhe për Hashim Thaçin…

by A. Q
27/08/2026 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku njoftuan se kishin bërë  një hap të ri në përpjekjen për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë.

Kurit tha se ky ishte takimi i parë në të cilin u diskutuan emrat konkretë për president a presidente të vendit.

“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë, serioz. Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm. Pra, atyre kritereve dhe parimeve udhëzuese për të cilat jemi dakorduar herën e kaluar lidhur me vlerat, meritat dhe kontributin kombëtar, shtetëror, profesional, qytetar të personaliteteve, figurave të ndryshme të shoqërisë e të vendit tonë, ua kemi bashkangjitur edhe emrat konkretë të cilët i kemi diskutuar dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Njëjtë u shpreh edhe kreu i LDK-së, Abdixhiku.

“Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit rreth parimeve për presidentin apo presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë. Në tërësinë e emrave të prezantuar, mund të them me bindje të plotë se të gjithë emrat, në masë të madhe, dikush më shumë e dikush më pak, është në vijë me parimet e dakorduara deri më tani. Dhe në këtë drejtim, le të themi se ky është një hap përpara, meqenëse nga koncepti politik rreth parimeve kemi kaluar në emra”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, në lidhje me emrin Hashim Thaçit si të propozuar nga Haradinaj për president. Kurti u shpreh:

“Lufta Çlirimtare e Popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është luftë e drejtë, çlirimtare, antikolonialiste kundër okupatorit shekullor serb dhe nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Ne shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë që të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre dhe kjo është kryesorja. Në anën tjetër, procesi i negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës për kandidatin për president ose presidente është një proces i ndarë, është proces politik dhe jo i drejtësisë.”

Në takimin e ardhshëm mes dy partive, pritet të propozohen emra konkretë për postin e presidentit të ri të vendit.

Next Post
Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

Gjykata e Apelit konfirmon lirimin e ish-kryeministrit maqedonas Gruevski, akuzohej për rastin e korrupsionit “Talir 2”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com