• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Do ua q* robt. Të parin dua…| Zbardhen detaje nga dosja “Metamorfoza”, komunikimet e Behar Bajrit

by A M
04/09/2023 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Behar Bajri është arrestuar sot në Francë, në kuadër të një operacioni të policisë franceze të zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare. Kujtojmë se Behar Bajri është përfshirë në komunikimet e dosjes masive të drejtësisë “Metamorfoza”.

Bajri ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen. Po ashtu Behar Bajri do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).

Ndërkohë mes të tjerash, biznesmeni Pëllumb Gjoka teksa komunikonte me Behar Bajrin, e pyet këtë të fundit nëse ka mundur të flasë me “nëndrejtorin”, dhe i lë porosi që të marrë prej tij informacion se “përse ka ndaluar djalin e axhës”, si dhe “kush u ka thënë që të lënë furgonat e policisë në krye të rrugës së Licve”. Po ashtu në bisedë flitet edhe për Ibrahim Licin, dhe tentativën për ta gjetur se ku fshihet ai.

Pjesë nga dosja:

Më datë 16.07.2020 ora 12.48 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Pëllumbi i shkruan, “o vella Lul Kulla ka shok Gezim Celën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vete”.

Behari i shkruan që, “i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. Minukun e kam mbrapa sepse dhe atij kam për tja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict te hajn k… përvec atij që është duke nejt në Tiranë”.

Pellumbi e pyet se, “kush po rrin në Tiranë”.

Behari i përgjigjet që, “Ibrahimi, jam duke ju afru, me mujt me ja gjetë shtëpinë”.

Në orën 14.26 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Pëllumbi e pyet se, “në cfare ore e ke lënë me taku nëndrejtorin?”

Behari i shkruan, “më vonë, k*vën”.

Pellumbi i shkruan, “thuaji përse ke nis shkresë me ardhë grupet e vëzhgimit me kap me blind dhe me armë djalin e axhës, mbasi ka dal një ditë me ba xhiro. Pyete për llogari të kujt e ke bërë”.

Behari i shkruan që, “nuk dua ta bëj shok, do ta pyes, do ta rëndoj dhe ta fus në borxh k*rvën. Do ja shaj dhe ato k*rvat”.

Pëllumbi i thotë që, “shaja fort sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thellë me Bardhokun. Pyete se kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës se Liceve”.

Pëllumbi i shkruan, “edhe dicka tjetër, thuaji kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek me një që të con letrat me me fut në burg”.

Behari i shkruan, “po vella do ja them të gjitha”.

 

Next Post
“Ministrat e rinj kanë dhënë kontribut të çmuar në PS”, Klosi komenton ndryshimet në kabinet: I japin hov të ri…

“Ministrat e rinj kanë dhënë kontribut të çmuar në PS”, Klosi komenton ndryshimet në kabinet: I japin hov të ri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In