• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do t’ua rekomandoja që të vinin këtu”, Rama ndan vlerësimet e turistëve të huaj për Shqipërinë

by A R
10/08/2023 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turistët e huaj janë reklama më e mirë e këtij sezoni veror këtë vit. Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë disa dëshmi të pushuesve që rrëfejnë përvojat e tyre fantastike.

Ata vlerësojnë cilësinë e shërbimeve, pastërtinë, sigurinë dhe aktivitetet e ndryshme.

“Unë shoh shumë video në Tiktok dhe më ka pëlqyer sepse i kam pasion udhëtimet prandaj vendosa të vij këtu dhe të festojmë 20-vjetorin e shoqes sime. Ushqimi është shumë i shijshëm, më ka pëlqyer. Më pëlqyen frutat e detit, ishin perfekte. Është shumë nxehtë, shumë më nxehtë se në Bullgari, por unë e pëlqej diellin, kështu që nuk është problem”, tha një turiste nga Bullgaria.

“Kemi dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë nga miqtë tanë që ishin këtu me kamper, të cilët na treguan për vende shumë të bukura, për detin që është shumë i bukur dhe njerëzit që janë shumë miqësorë.  Vendi ka gjithashtu një kulturë shumë interesante. Uji është shumë i pastër, por përveç kësaj, mendoj që njerëzit kujdesen shumë për natyrën”, u shpreh një tjetër.

Një turiste tjetër vlerëson sigurinë.

“Nuk mendoj se ka rrezik pasi varkat janë larg dhe ka një kordon sigurie të cilin nuk duhet ta kapërcejmë. Uji është gjithashtu shumë i pastër. Do më pëlqente të vija përsëri. Unë ndenja këtu më gjatë, ndërkohë që miqtë e mi u larguan sepse më pëlqen plazhi dhe doja ta shijoja më tepër. Do t’ua rekomandoja të gjithëve që të vinin në Shqipëri, t’i provonin këto plazhe sepse janë shumë të bukura dhe ia vlen koha e shpenzuar këtu”, u shpreh ajo.

Nuk mungojnë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut.

“Unë jam nga Gostivari, është hera e katërt që vij në Shqipëri. Sot është dita e katërt dhe zgjodha pikërisht të vij në Jalë sepse ma kanë lavdëruar Jalën shumë shokë dhe e kam parë në internet. Edhe vetë ta vizitoj dhe qenka me të vërtetë shumë bukur. Mua më pëlqen uji, natyra, nuk ka diçka negative  për të thënë sinqerisht. Është hera e parë që vij këtu, por shpresoj mos të jetë  hera e fundit. Normal ndihem i sigurt sepse roja është këtu dhe mjetet janë më larg plazhit”, u shpreh njëri prej tyre.

Në përgjithësi, turistët e huaj largohen me përshtypje pozitive nga vendi ynë. Kështu është edhe ky turist australian që vlerëson Himarën dhe Shqipërinë për ato që ofron.

“Përshtypjet janë pozitive. Himara është vërtetë e bukur, është relaksuese. Shqipëria është jë vend vërtetë i këndshëm dhe siguria është OK. Jemi ndjerë të sigurt kudo ku kemi qenë. Ndryshe nga Australia këtu ka jetë të egër dhe gjërat janë në mes të rrugës, çka është diçka argëtuese”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Autoritetet ngrenë alarmin: Një valë e re të nxehti pritet të sjellë temperatura deri në 42 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In