• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do t’ju hedh në erë po u afruat”, çfarë tha Lefter Zhidru para ekzekutimit, zbardhet dëshmia e gruas së tij

by A R
24/09/2020 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e zonës e konsideruan skenën ‘horror’, kur pas disa orësh, u ekzekutua 71-vjeçari që plagosi dy kalimtarë të rastit, qëlloi ndaj policisë disa herë, dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Pas shkëmbimit të zjarri  me policinë 71-vjeçari nga Elbasani, Lefter Zhidru u ekzekutua pasditen e sotme. Aksioni u policisë, ndonëse i armatosuri ishte i moshuar, ngjason me filmat aksionit.

Ngjarja që zgjati rreth pesë orë krijoi panik për orë të tëra te banorët përreth zonës.

I moshuari shkaktoi terror edhe në qytet disa orë më parë, kur plagosi dy qytetarë, të cilët po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij.

Ai qëlloi ndaj policisë, teksa forcat blu po i drejtohesin banesës së tij kur doli në ballkon, duke plagosur kalimtarët.

Policia shkoi ta arrestonte pas denoncimit të ish-gruas.

Zyrtarisht ata mësohet se nuk ishin divorcuar.

Zyrtarisht nga policia konfirmohet se ndaj gruas së 71-vjeçarit nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Gruaja ka qenë në komisariatin e Elbasanit, ndërsa i janë bërë pyetje rreth motive të ngjarjes.

Mësohet se ajo fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar, por ma pas ka pohuar se bashkëshorti pretendonte se e tradhtonte dhe dyshohet se për këtë ka nisur edhe konfikti mes tyre.

Ngjarja nisi rreth orës 13:00 në banesën e çiftit në një pallat në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Ka qenë bashkëshortja ajo e cila ka njoftuar policinë pas sherrit me 71-vjeçarin.

Gruaja ka arritur të dalë pa u lënduar nga banesa, ndërsa pas denoncimit ndërhyri policia e Elbasanit.

Pas ndërhyrjes së policisë i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit nga dritarja e banesës, ndërsa plumbat plagosën dy të rinj, kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi Lefter Zhidru vijonte të qëllonte drejt efektivëve në vendngjarje mbërritën forcat FNSH dhe më pas RENEA. Pas disa orë negociatash të dështuara, RENEA ndërhyri në banesën e 71-vjeçarit, ndërsa ky i fundit vijonte të qëllonte ndaj tyre.

Ndërkohë pas izolimit dhe refuzimit për t’u dorëzuar, me ndërhyrjen e forcave speciale, pas pesë orësh ngjarja dukej afër fundit dhe se do përfundonte me dorëzimin e tij, por i moshuari filloi që të qëllonte sërish, edhe kur  RENEA ndërhyri për kapjen ose neutralizimin e të armatosurit.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë. Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë.

Gjatë ndërhyrjes së forcave RENEA, 71-vjeçari i ka kërcënuar se do t’i hidhte në erë.

Ai po fliste me të bijën e cila i kërkonte që të dorëzohej. Kjo pasi ai e kishte kthyer banesën në një “minë” ku kishte lidhur disa bombola gazi, disa kallëpe tritoli si dhe shashka shurdhuese.

Por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe më  pasi forcat speciale  kanë shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash policinë , por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit tha se 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Trupi i Lefter Zhidru është ende në banesë.

Next Post
Tragjike në Zvicër / Vdes një shqiptar, plagosen gruaja dhe vajza

Tragjike në Zvicër / Vdes një shqiptar, plagosen gruaja dhe vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In