• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do t’i shkrijmë…”, Rama lexon SMS e qytetarit: Dy kamikazë në GJKKO i japin Berishës dosjet që lexon në Parlament

by A R
12/02/2025 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama lexoi edhe një mesazh nga qytetari dixhital, të cilin tha se e ka verifikuar me emër dhe mbiemër.

Duke iu referuar gjyqtarit të çështjes së Veliajt, qytetari i ka shkruar, se në fakt është i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta që kanë target njerëzit e Partisë Socialiste.

Por në mesazh qytetari përmend edhe një gjyqtar tjetër që sipas tij njihet “familjarisht si ekstremist i lartë” dhe që ka trajtuar më së shumti kërkesat për eksponentë të Partisë Socialiste.

Siç duket mesazhi për kryeministrin vjen nga vetë brenda GJKKO që thotë se “bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së që nuk e kanë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë” të çështjeve kur përfshihen eksponentë të PS-së, “duke thënë që ne do t’i shkrijmë”.

Në fund, kryeministri pati një thirrje për kryetarin e SPAK, Altin Dumani që të kërkojë gjurmët e vendimit për çështjen “Toyota Yaris” dhe të tregojë se pse ka përfunduar në duart e kryetarit të opozitës, Sali Berisha, të cilit Rama i referohet si “bufi i kënetës”.

Edi Rama: Unë nuk merrem me qytetarin dixhital, ju e dini shumë mirë, por nuk mund të mos e lexoj tani një mesazh që më erdhi mbrëmë dhe nuk qytetar dixhital është njeri me emër dhe me mbiemër se e verifikova.

“Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin nga dje, sot e si në vijim. Unë jam një dashamirës brenda vathës ku një i quajtur “X,Y”, nuk po ia them emrin, merr urdhra nga një i quajtur “Y,X”, nuk po ua them emrin. Janë emra konkretë. Por ka dhe diçka tjetër që nuk ju e thatë. E bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë? Pse dy javë, një muaj, më parë për shembull, sepse pikërisht tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar, i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët njësoj si dhe prokurorët krahas shorteve elektronike për menaxhimin e punës organizohen edhe në javë e ditë gatishmërie për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje të cilat kanë nevojë të trajtohen përmes disa veprimeve të menjëhershme”.

Natyrisht kjo është e ngutshme dhe e menjëhershme, është për ngjarjet alarmante besoj unë, ndodhi tani, krimi urgjent, duhet ta marrim, ta bëjmë. Jo Nesti. Nesti ishte aty që në Shkurtin e kaluar.

“Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuar, jo ta ashpërsojë, por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, në fakt keni garantuar vetëm atë 100% e vulosjes së kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me, këtë emrin nuk po e them se e keni në parlament këtë, kur ishte në Ministri të Drejtësisë dhe kur ministër ishte Eduart Halimi. Eduart Halimi nuk ka problem se është njeri i lirë, pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër, “X, Y” nga qyteti “X” i njohur familjarisht si ekstremist i lartë kanë trajtuar më së shumti kërkesat për eksponentë të PS-së. Disa herë në vendimet e tyre ata e kanë kaluar cakun e gjyqtarit për kërkesat paraprake duke bërë konsiderata që ligji nuk ua lejon dhe duke kërkuar ashpërsimin e masave të kërkuara nga prokurorët. Për shembull të hetohet edhe për këtë vepër, të hetohet edhe ky, ose do ishte mirë të kërkohej kjo masë nga prokuroria.

I tillë është dhe rasti “X” që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për dosjen “Toyota Yaris”. Këta qytetarët dixhitalë janë hall i madh. Ka urdhëruar ndalim publik të vendimit të tij gjë që nuk e bën, por përkundrazi bën të kundërtën, për rastet kur duhet të përbalten njerëzit e PS, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre. Por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament, dhe tani e ka, këtij ja them emrin unë, bufi i kënetës, nuk e ka shkruajtur kështu këtu, që ua lexon shqiptarëve komunikime nga Encrochat në parlament. Dhe të gjitha janë pjesë e përmbajtjes ndaj këtij vendimi gjyqësor, i ndaluar për t’u përhapur dhe publikuar”. Ku jemi këtu ne? Kjo është vepër penale. Kjo është vepër penale.

“Pra bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe të atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë”. Tani këtu se është qytetar dixhital këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikuat si kanë përfunduar në monologët e bufit të kënetës meqë qenka një vendim i ndaluar për publik dhe dihet kush e ka marrë.

Next Post
“Sido që të rrotullohet politika, policia të mos kthehet mbrapa”, Rama: Misioni s’është thjesht lufta me të këqijtë, por…

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

Comments 2

  1. ccc says:
    11 months ago

    Pse nuk e dije ti?! U desh nje sms qe te mesoje per maskarenjt e kamikazet politik ne organet e reja te drejtesese?! Po keto i kemi pralajmeruar cdo dite ne qytetaret e zakonshem. Nese vazhdoni te silleni si dele, nuk keni pare gje akoma!

    Reply
  2. Leka says:
    11 months ago

    Near vertetohet qe dish’s hetiore ka dale nga prokuriri i ceshtjes se Veliajt dhe prokuriri,duhet qe te nose hetimi ne padi nga PS dhe te dy te shkojne per ndjekje Penske. Harron i lush e dhe diskun per ceshtjen e zghedhjeve ne 2021 kunder PS tek Bild. Ishte kete prokurori I PD tek Kroger e renda

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

January 2, 2026
Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

January 2, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika propozon kremtimin e ditëlindjeve të udhëheqësve!

January 2, 2026
22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

January 2, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

January 2, 2026
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

January 2, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

January 2, 2026
Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

January 2, 2026
Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

January 2, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

Rama jep lajmin: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com