• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Do thuash se ishte e jotja!’/ Përgjimet nxorrën zbuluar Azem Hajdarin dhe shokun e tij për kanabisin

by Java News
27/07/2021 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i ish-drejtuesit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, i cili mban të njëjtin emër, u kap pak ditë më parë me disa doza kanabis teksa udhëtonte me shokun e tij. Pavarësisht se Azem Hajdari në momentin e shoqërimit ra në ujdi me shokun e tij, Ergi Gjumsi, për të marrë ai përsipër posedimin e lëndës narkotike,”hileja” e tij është zbuluar nga Policia.

Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se biseda mes dy shokëve është përgjuar duke u zbuluar planin. Gjatë kontrollit fizik të Azem Hajdarit, në xhepin e majtë të tuteve sportive është gjetur një cigare të dredhur, me filtër, e mbushur me lëndë e dyshuar si ajo e kannabis sattiva. Po ashtu, në makinën në të cilën qarkullonin, kishte dhe një çantë kafe, brenda të cilës ishin fshehur 5 paketime të mbështjella me letër alumini ngjyre varaku, ku brenda tyre kish material bimor që për nga aroma dhe karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike bimore te llojit ”Cannabis sattiva”.

E gjithë sasia e drogës e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ishte 8.8 gramë, duke përfshirë dhe ambalazhin. Tre të rinjtë, pasi me të udhëtonte dhe një 19-vjeçare nga Lushnja, po shkonin nga Tirana në Pogradec, sipas tyre për të kaluar fundjavën tek shtëpia e Ergit.

Dëshmia e Azemit

Hajdari ka pohuar se nuk është përdorues i ndonjë lëndë narkotike. Ai ka treguar në polici se më datë 23 korrik 2021, ka shkuar në shtëpinë e shokun të tij, Ergi Gjumsi, për t’u nisur për Pogradec. Para se të nisej, i ka marrë një palë tuta dhe një bluzë, të cilat i kishte veshur dhe nuk kishte parë tek to cigaren e dredhur. Po ashtu, ai tha se edhe çanta ishte e Ergit.

Ndërsa shoku ka marrë përsipër çdo gjë…

“…jam përdorues i kësaj lënde narkotike prej disa vitesh dhe për herë të fundit kam konsumuar ditën e djeshme. Lëndën narkotike deklaroj se e kam blerë atë ditë te një person të cilin nuk e njoh, në afërsi të vendit të quajtur “Parku i autobuzave” në qytetin e Tiranës. Lidhur me dozat e gjetura unë deklaroj se kam blerë pesë cope me qëllim për ti konsumuar gjatë pushimeve verore…”.

Mirëpo, ndryshe nga sa u pretendua çanta ku është gjetur lënda narkotike i përket Azem Hajdarit, pasi brenda kishte faturën e parkimit të mjetit tek një lokal ku edhe kishte shkuar me të dashurën e tij më 18 korrik 2021. Në qelinë e paraburgimit, përgjimi ambiental zbuloi se Azem Hajdari i kishte kërkuar mikut të tij ta merrte përsipër përgjegjësinë.

Nisur nga kjo situatë të dy miqve u është komunikuar arrestimi, por për shkak se Azem Hajdari, është në vitin e fundit të shkollës dhe për shkak se ende, prokuroria nuk është njohur me rezultatet e akteve të ekspertimit-biologjik, është kërkuar caktimi i masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor.

g.kosovari

Next Post
Aksidenti në Kroaci/ Ja cilat janë 4 tragjeditë më të mëdha me autobusë nga Kosova në 20 vitet e fundit

Aksidenti në Kroaci/ Ja cilat janë 4 tragjeditë më të mëdha me autobusë nga Kosova në 20 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In