• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Do të vaksinohen 560 mijë individë’/ Specialistja e ISHP-së: Është bërë pagesa 3.9 mln dollarë për 1.2 milionë doza

by Java News
04/12/2020 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

560 mijë individë priten të vaksinohen me mbërritjen e 1.2 milion dozave të siguruara përmes Covax, por ende nuk ka një emër konkret se cila vaksinë do të vijë në Shqipëri. Specialistja e ISHP-së Marjeta Dervishi deklaroi në studion e A2 CNN se Ministria e Shëndetësisë është në tentativa për të bashkëpunuar edhe me ofertues të tjerë të Bashkimit Evropian për vaksinën anticovid.

“Është bërë pagesa 3.9 mln dollarë për 1.2 milionë doza dhe do të vaksinohen 560 mijë individë. Ministria e Shëndetësisë është në tentativa edhe me ofertues të tjerë nga BE për të lidhur kontrata të reja për vaksinën anticovid.

Nuk kam një emër konkret se cilën vaksinë do të marrim ne, por jemi në tentativa për të bashkëpunuar me ofertues të tjerë. Mendoj që bëhet fjalë për një proces dinamik që do informoheni në momentin e parë të mundshëm”.

Sa i takon vaksinës së gripit stinor Dervishi tha se ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetësor, ndërkohë që për herë të parë po vaksinohen edhe mësuesit krahas grupeve të tjera.

“Mjekët e kanë cilësuar rëndësinë e vaksinimit të gripit stinor. Dhe këtë vit janë rritur shumë dozat e vaksinës së gripit. Ka përfunduar faza e parë për personelin shëndetësor për të moshuarit, të sëmurët kronikë, fëmijët e moshës 2-5 vjeç dhe këtë vit janë futur në listën e personave edhe mësuesit dhe ky është një ndryshim nga vitet e mëparshme”.

E pyetur sesa ndikon mutacioni i koronavirusit në transmetueshmërinë apo fatalitetet, Dervishi thekson se ende nuk ka një informacion të saktë për këtë, që të jetë konfirmuar nga OBSH, por në bazë të një studimi të caktuar ka ndikim rritjen e transmetueshmërisë dhe fataliteteve.

“Ne ndjekim studimet e ndryshme që jepen dhe në disa prej tyre referohet që mund të ketë pësuar mutacione që e kanë bërë më të transmetueshëm, kjo referuar një studimi të caktuar se mund të ketë edhe studime të tjera që mund ta hedhin poshtë këtë gjë.

Ne presim informacione që janë të konfirmuara nga OBSH dhe agjenci të mëdha të shëndetit. Nëse ne u referohemi shifrave të fundit, kemi një numër të madh të personave të diagnostikuar dhe të shtruar, por deri tani nuk mund të themi që kemi informacion të saktë që ndikon në rritjen e fatalitetit”.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Në qytetin e panjohur të Belgjikës ku prodhohet vaksina Pfizer e destinuar për në Britani

VIDEO/ Në qytetin e panjohur të Belgjikës ku prodhohet vaksina Pfizer e destinuar për në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha reagon ndaj ministres serbe: Pajtimi nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve

July 14, 2026
PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

July 14, 2026
Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

July 14, 2026
Pas ilaçeve për dobësim, një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

Pas ilaçeve për dobësim, një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

July 14, 2026
“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

July 14, 2026
Tarifa e re për pasagjerë, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

Rekord udhëtarësh në portin e Durrësit! Rikthehen lundrimet e dyfishta drejt Barit

July 14, 2026
“RIP” Departamenti Amerikan i Shtetit, si Trump po shemb diplomacinë tradicionale të SHBA-ve

“RIP” Departamenti Amerikan i Shtetit, si Trump po shemb diplomacinë tradicionale të SHBA-ve

July 14, 2026
Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

July 14, 2026
“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

July 14, 2026
Vala e të nxehtit godet edhe Francën. Zjarret djegin mbi 1900 hektarë, mijëra banorë të evakuuar

Vala e të nxehtit godet edhe Francën. Zjarret djegin mbi 1900 hektarë, mijëra banorë të evakuuar

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In