• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të të vras, do të hedh nga ndërtesa”/ Aktivistët për VOA: Gratë e dhunuara janë vrarë edhe pse kishin urdhër mbrojtjeje

by Java News
25/03/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po rritet dhe mbrojtja e tyre është bërë angazhim kryesor i organizatave për të drejtat e njeriut.

Aktivistët pohojnë se me gjithë shtimin e denoncimeve, dhuna ndaj grave dhe vajzave është dukuri shumë e përhapur dhe pak e njohur.

Albana është një prej zonjave, që denoncoi dhunën, kërkoi zgjidhje martese dhe po përpiqet të nisë një jetë të re. Për arsye sigurie, portreti i saj është fshehur, ndërsa emri dhe zëri i saj janë ndryshuar.

Pasi denoncoi dhunën e ish bashkëshortit, ajo ka marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata dhe është në proces zgjidhje martese.

Albana thotë për Zërin e Amerikës se dhuna fizike ndaj saj nisi menjëherë pas martese, duke u mbuluar prej tij si formë xhelozie pa asnjë shkak.

 

 

“Nga dhuna fizike, ai vazhdoi në kërcënime: “Ti nuk mund të largohesh në asnjë mënyrë. Thoshte: “Ti je e humbur. Do të të vras. Do të hedh nga ndërtesa”. Më mbante frika në këtë marrëdhënie; nëse largohesha, do të isha vrarë siç përsëriste ai. Kam ndenjur në atë marrëdhënie 4 vite, por prapë po të njëjtat ngjarje, derisa u lodha dhe thashë “Mjaft më!”, theksoi Albana.

Albanën e takuam në mjediset e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, ku ndihmohen vazhdimisht dhjetëra gra e vajza kurajoze si ajo prej avokateve dhe psikologeve. Këtu juristet dëgjojnë histori të shumta dhe tronditëse të dhunimit ndaj vajzave nga mosha studentore deri zonja mbi 60 vjeç, nga dhuna më fillestare e deri në vrasje.

Nadja Guni është pjesëtare e një grupi të gjerë juristësh të reja, që kanë kryer studimet universitare për jurisprudencë rezultate të larta, dhe që i janë kushtuar mbështetjes së vajzave e grave të dhunuara me këshillime avokatie.

Ajo thotë se ky angazhim e ka përfshirë shumë, po bëhet mbizotëron në përkushtimin profesional të saj dhe po bën gjithçka që të ndikojë sa më shumë në zbutjen e kësaj dukurie.

Vetëm kur gjendesh në kontakt me to, mund të kuptohet se sa shumë është e përhapur kjo dukuri në shoqërinë shqiptare, thotë ajo.

“Faktorët ekonomikë dhe ata socialë ndikojnë më së shumti. Problemet e dhunuesve me alkoolin janë të vazhdueshme. Këtu vijnë vazhdimisht mjaft viktima të dhunës prej familjarëve konsumues të lëndëve narkotike dhe të alkoolit. Përpiqemi t’i ndihmojmë të gjithë”, thotë juristja Guni.

Ndihma juridike në këtë qendër nis nga hartimi i dokumenteve, deri tek përfaqësimi i tyre në organet administrative dhe gjyqësore, duke qëndruar pranë grave dhe vajzave të dhunuara në të gjithë proceset juridike.

Urdhrat e mbrojtjes janë marrë pothuajse në gjithë rastet e paraqitur në gjykatë, ndërsa pas mbrojtjes fizike nis kalvari i një seri çështjesh të tjera, thotë juristja Klea Cahani.

“Ndihma nis me trajtimin e dhunës, por më vonë nisin proceset për zgjidhje martese, për kujdestarinë e fëmijëve, mbi përfitimin e ndihmës ekonomike të viktimave, apo për ndarjen e pasurisë bashkëshortore, trajtim psikologjik, nevoja strehimi. Gratë vuajnë edhe dhunën edhe gjithë këto probleme të tjera më pas”, thotë juristja Cahani.

Gratë dhe vajzat e dhunuara nuk mbeten vetëm; organizatat ia përcjellin njëra tjetrës sipas profileve të tyre, juridike, ekonomike etj për t’i ndihmuar për t’i ndihmuar deri në fund.

Kjo dhunë jo vetëm trajtohet rast pas rasti por edhe studiohet me detaje nga ekspertet e juridikut.

Një studim të hollësishëm shumëvjeçar sapo ka përmbyllur Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, duke nisur nga vrasjet e grave dhe vajzave, fati i proceseve gjyqësore në mbrojtje të tyre, dënimi apo jo i agresorëve dhe sjelljet e institucioneve të ndryshme administrative dhe gjyqësore ndaj kësaj dukurie.

“Nga vendimet gjyqësore të shqyrtuara ndër vite, ne kemi evidentuar për fat të keq, se ka raste kur viktimat janë vrarë pasi kanë patur një urdhër mbrojtjeje. Pra, urdhri i mbrojtjes në këtë rast nuk ka funksionuar. Kemi evidentuar arsyet se përse nuk kanë funksionuar urdhrat për mbrojtjen e jetës së tyre. Rreth 75 për qind e vendimeve gjyqësore të shqyrtuara tregojnë se dhuna ka ardhur për shkaqe familjare. Në studim renditen një seri shkaqesh të tjera. Ne kemi rekomanduar veçimin e çifteve me akte dhune fizike fillimisht, por kjo është një masë tejet e pamjaftueshme, nëse sistemi i drejtësisë nuk do të ketë gjerësisht një qasje dashamirëse ndaj viktimave të dhunës dhe t’i trajtojë çështjet në kompleksitetin e tyre”, thotë dr. Aurela Anastasi, pedagoge e universitetit dhe drejtuese e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare.

Ndërkohë Albana, denoncuesja kurajoze e dhunës, po përpiqet të rifillojë jetën e saj, duke ndjekur ëndrrën e saj të ndjekë studimet për psikologji dhe hobin e saj të bëhet një make up artiste e njohur.

“Mesazhi im është që gratë dhe vajzat të mos e fshehin dhunën dhe të mos e durojnë për shumë vite si unë, por të largohen menjëherë prej atij personi dhe ta denoncojnë, pa mbajtur shpresa më kot se dhunuesi do të përmirësohet”, thotë Albana.

Me gjithë denoncimet në rritje, dhuna ndaj grave dhe vajzave është ende një dukuri e shtrirë gjerësisht, por pak e njohur në shoqërisë shqiptare.

Ajo del në dritë në fazën ekstreme, kur viktimat vriten nga bashkëshortët, pas shumë vite fshehje të gjendjes.

Veprimtarët këmbëngulin që falë përmirësimeve ligjore, pushteti vendor dhe ai qendror të kujdeset përditë për dhunimet e shfaqura qysh në fazat e hershme të dhunës para se ato të shndërrohen në ngjarje tragjike./VOA

Next Post
Nuk është dashuria! Habit Olta, zbulon drogën që ka provuar gjatë jetës së saj

Nuk është dashuria! Habit Olta, zbulon drogën që ka provuar gjatë jetës së saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Nëntor 2026

November 11, 2026
Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In