• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të rikandidojë për drejtimin e PD? I riu në Durrës pyet Bashën: Për çfarë po e bën këtë fushatë?

by Java News
29/05/2023 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha nuk e përjashton mundësinë se mund të garojë sërish për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në takimin me të rinjtë në Durrës, një qytetar pyeti Bashën se për çfarë po e bën këtë tur takimesh dhe përse po bën premtime kur nuk ka asnjë funksion drejtues në partinë më të madhe opozitare.

Basha u përgjigj se këto takime nuk janë fushatë dhe se kur të hapet gara për drejtimin e PD-së, do të flasë publikisht nëse do të kandidojë apo jo.

“Të garantoj se kjo nuk është fushata. Kur të nisë fushata, do ta them. Kjo është fushatë për gjendjen politike të vendit pas 14 majit. Nuk më pëlqen që pas 14 majit ka vetëm qetësi. Kam kafshuar gjuhën edhe kur hidhnin baltë ndaj meje. Dhashë dorëheqjen për t’i dhënë një shans bashkimit.

Njerëzit pyesin a ka vizion, a ka shpresë? Ndjej përgjegjësi të them që po, ka një rrugë, ka një shpresë. E para, është të kuptojmë që ne nuk jemi pakicë. Numri i atyre që kanë folur me heshtje në 14 maj, është më i madh se numri i atyre që ka marrë çdo forcë politike. Grupi më i madh i qytetarëve e braktisën 14 majin. Këtu ka vetëm të humbur, edhe ata që e kanë marrë pushtetin e dinë që nuk përfaqësojnë asgjë. As shpresë, as dashuri për vendin. Është për t’i thënë shqiptarëve që ka një rrugë drejt shpresës. 750 mijë shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë në votime presin një plan nga opozita. Kur të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike, atëherë do t’ju kthej përgjigje”.

Ish-kryedemokrati përsëriti akuzat se Sali Berisha po mban peng Partinë Demokratike. Ai tha se i ka kërkuar vazhdimisht Berishës të reflektonte, ndërsa u shpreh se vitin e kaluar dha dorëheqjen për të mirën e partisë.

“I kam kërkuar prej 9 vitesh, me respektin dhe mirënjohjen që jemi mësuar në familje, të reflektonte për të mirën e familjes politike. Pata besim se do ta bënte. Dhe kur kjo nuk u bë, morra një vendim të vështirë. Nëse do të ndodhte ndryshe, sot do të kishin kryetarin tonë në krye të bashkisë së Durrësit. Do të kishim, një rezultat tjetër nga ai i 14 majit. Një vit më parë, hodha një hap pas për të mirën e PD-së. Por, sikurse e shikoni, gjërat u bënë më keq”.

Basha tha se bashkimi i PD-së bëhet duke u përqafuar vlerat.

“Si do të ndodhë bashkimi? Nuk ka ngjitje mekanike. Ne duhet të bashkohemi rreth vlerave. Kushdo që e kupton PD si një instrument për të përmirësuar Shqipërinë, do të bëhet me ne”./m.j

Next Post
FOTOT/ Shpërndarja e protestuesve në Zveçan, plagosen nga serbët disa ushtarë të KFOR-it

FOTOT/ Shpërndarja e protestuesve në Zveçan, plagosen nga serbët disa ushtarë të KFOR-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In