• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të përfundosh si Pinoçeti”, Artan Hoxha tregon përballjen në emision me Berishën para 6 vitesh

by A R
21/12/2023 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të paekspozuarit’ se ia kishte thënë Berishës se do të përfundonte si Pinoçeti, ish-diktatori kilian, që u çua në gjyatë në moshën 80-vjeçare. Hoxha tha me sarkazëm se me Berishën e përshpejtuan pak, meqë është sot 78 vjeç. Megjithatë Hoxha u shpreh se nuk ndjehej mirë në këtë moment që njeriu më i rëndësishëm në 30 vitet e fundit, njeriu që ka qenë dy herë president dhe dy herë kryeministër të jetë sot në këtë pozitë.

Biseda në studio

Artan Hoxha: Berishës i kam thënë që para gjashtë vitesh se do të përfundosh si Pinoçeti.

Ergys Mërtiri: Po, ti ia ke thënë në sy, madje.

Artan Hoxha: Dhe ndryshe nga Mërtiri i kam thënë se do t’i ndodhë pas moshës 80 vjeç, por e përshpejtuan një çikë më përpara. Pinoçetin e morën me karrocë për t’i komunikuar vendimin dhe e kthyen sërish në klinikë.

Ylli Rakipi: Këta amerikanët thua ti i marrin gjithmonë të vjetër?

Artan Hoxha: Ata i shkojnë në fund asaj që thonë. Berisha ka qenë investimi kryesor në 30 vitet e fundit. Në deklarimin që ka bërë sekretari i shtetit, Antony Blinken, më 18 maj 2021, ai thotë se: “Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si kryeministër, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale”. Kjo është akuza që ka Sali Berisha aktualisht nga SPAK-u.

Ylli Rakipi: E qartë po akuza që ka ngritur në Shqipëri është një dokument kolektiv.

Artan Hoxha: Sot SPAK ka saktësisht këtë fjali që e ka marrë nga fjalimi i Blinken dhe e ka kthyer në akuzë penale. Deklarata e Blinken vazhdon me akuza më të rënda dhe me aq sa di unë në SPAK akuza ndaj tij sapo ka filluar.

Ylli Rakipi: Pse Berisha do të dënohet sikur ka bërë të gjitha gjërat në Shqipëri?

Artan Hoxha: S’ka nevojë, ai do të gjykohet. Ai mund të dalë edhe i pafajshëm, por do të shkojë siç ka qenë deklarata e DASH. Berisha na premtoi se do ta kundërshtonte këtë vendim të SHBA-ve me një proces në Francë. Di gjë ti çfarë është bërë me atë procesin?

Ylli Rakipi: Po diçka do të thoshte edhe ai.

Artan Hoxha: Unë nuk ndihem mirë në këtë moment që njeriu më i rëndësishëm në 30 vitet e fundit, njeriu që ka qenë dy herë president dhe dy herë kryeministër. Pra në 111 vite shtet, 12 për qind është dominuar nga Sali Berisha dhe nuk ndihem mirë që të jetë sot në këtë pozitë, qoftë edhe në masën e sigurisë.

Berisha ka qenë investimi më i madh amerikan në 20 vite nga viti ’90.

Ylli Rakipi: Jo, jo, nuk ka qenë. Në 1997 jo, por më pas u amnistua se e bënë baltë këta të tjerët.

/a.r

Next Post
Ergys Mërtiri: Berisha nuk la rrugë tjetër, arrestimi i tij i hap rrugën edhe atij të,,,

Ergys Mërtiri: Berisha nuk la rrugë tjetër, arrestimi i tij i hap rrugën edhe atij të,,,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In