• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të ngremë flamurin shqiptar”/ Ekipi olimpik drejt aventurës, cilat janë shpresat e Shqipërisë për medalje në Tokio

by
16/07/2021 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të përfaqësohet nga 9 sportisë në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, që do të mbahen në datat 23 korrik-8 gusht.

Të ftuar në emisionin “Java në RTSH”, për të folur per shpresat për medalje të Shqipërisë, ishin sportistët Nikol Merizaj- notare, Briken Çalja- peshëngritës dhe Izmir Smajlaj- atlet.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ata u pyetën se si e mendojnë dhe si e parashikojnë këtë aventurë dhe sa janë shanset që flamuri shqiptar të valëvitet.

Sipas tyre, mundësitë janë shumë të mëdhaja pasi është punuar shumë për këtë gjë.

Notarja Nikol Merizaj, kampione absolute e Shqipërisë dhe vetëm 23 vjeç, u shpreh se është e lumtur për arritjet e saj dhe objektivi është që ajo të kap normën olimpike në Tokio.

“Doja të arrija në Tokio dhe pas Tokios në një Olimpiadë tjetër. Padyshim kjo ëndërr e imja nuk do ishte pa mbështetjen e Federatës së notit. Kam shumë dëshirë që suksesin tim t’ja dedikojë edhe Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar, Fidel Yllit. Ai është krahu ynë i djathtë për të gjithë ne. Objektivi që dua të realizoj në Tokio është norma. Duhet të kap normën olimpike, pra rekordi kombëtar që është i mbajtur nga unë, jam shumë afër,”- shprehet Nikol Merizaj.

Ndërkohë, peshëngritësi Briken Çaljau shpreh se po bën më të mirën e tij dhe rrëfen se shanset për medalje janë shumë të mëdha.

“Shanset për të marrë medalje janë shumë të mëdhaja. Jemi brenda zonës së medaljes. Unë jam 1 ndër 5 më të mirët e botës. Shpresoj të bëjmë më të mirën time. Listat e kundërshtarëve kanë dale, unë kam bërë të gjitha testet e mundshme për të dhënë më të mirën time dhe kam shumë besim. Besoj se do të shkojmë deri në fund me dinjitet.”– u shpreh peshëngritësi Briken Çalja.

Sakaq, nga ana tjetër atleti Izmir Smajlaj nuk e fsheh dot optimizmin dhe shprehet se është në formën e tij më të mirë dhe pret të ketë rritje këtë herë.

“Kulmet te kërcimet për së gjati janë arritur mbi moshën 25 vjeç dhe rekordet janë thyer në moshën 28-29 vjeç. Unë jam në formën time më të mirë dhe besoj këto vitet që kam, i kam kulminante, pra do jem në rritje,”- u shpreh atleti Izmir Smajlaj.

Më herët, po në emisionin “Java në RTSH”, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se Shqipëria ka rastin më të mirë për të marrë një medalje dhe kjo gjë bazohet në rezultatet e sportistëve të cilët maten me stërvitjen e tyre, jo vetëm me dëshirën.

Sipas Yllit dhe të tre sportistëve që ishin të ftuar në “Java në RTSH”, do të arrijmë të ngremë flamurin shqiptar në podium.

/b.h

Next Post
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, bie në pranga 21 vjeçari në Durrës

Korçë/ Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij, dalin dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com