• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Do të kishte pasoja katastrofike/ Rritet shqetësimi ndërkombëtar, prag incidenti lufte në …

by Java News
09/08/2022 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqetësimi po rritet për ndonjë incident lufte në centralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë. Një aksident do të kishte pasoja katastrofike. Rusia u mohon ekspertëve ndërkombëtarë qasjen në termocentralin bërthamor.

Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për termocentralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres paralajmëroi: “Çdo sulm ndaj një centrali bërthamor është një çështje vetëvrasëse”.s

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë ka qenë objekt i disa sulmeve me raketa ditët e fundit.

Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për këtë.

António Guterres kërkoi që ekspertët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të lejohen të udhëtojnë në Zaporizhia. Deri tani, Rusia refuzon ta bëjë këtë. Shefi i IAEA Rafael Grossi sheh një “rrezik shumë real të katastrofës bërthamore” në zonën e luftës.

Ushtare ruse ne Zaporizhja

Nuk ka dalje rrezatimi deri tani

Megjithatë, deri tani, Shtetet e Bashkuara besojnë se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv. “Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër aktivitetet: centrali, Ministria e Energjisë dhe Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Bërthamore tregojnë se sensorët e rrezatimit vazhdojnë të ofrojnë të dhëna – dhe për fat të mirë ne nuk kemi parë asnjë shenjë të niveleve të ngritura ose jonormale të rrezatimit,” tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët bërthamorë thonë se Zaporizhia është më e sigurt nga projektimi se termocentralet e Çernobilit ose Fukushimës, të cilët pësuan aksidente të rënda bërthamore në 1986 dhe 2011. Zaporizhia, megjithatë, nuk do t’i rezistonte një sulmi ushtarak të qëllimshëm.

Zaporizhia

Një aksident do të kishte pasoja shkatërruese

Sipas ambasadorit të Ukrainës në IAEA, një aksident në termocentralin bërthamor pas luftimeve do të kishte pasoja shkatërruese: “Ajo që do të ndodhte atëherë brenda një rrezeje prej 40 ose 50 kilometrash rreth termocentralit nuk do të ishte absolutisht e krahasueshme me Çernobilin dhe Fukushimën, ” tha Evheny Zymbaljuk.

Zymbaljuk bëri thirrje edhe një herë për dërgimin e ekspertëve të IAEA-s në Zaporizhia, dhe gjithashtu sugjeroi dërgimin e vëzhguesve ushtarakë ndërkombëtarë të paarmatosur. IAEA në çdo rast duhet të jetë atje deri në fund të muajit, tha ai. Por sipas IAEA-s, një mision i tillë do të kërkonte mbështetjen e Moskës dhe Kievit./ DW

g.kosovari

Next Post
Eqrem Çabej: Pse bota na quan Albania? Origjina e emrit Shqipëri

Eqrem Çabej: Pse bota na quan Albania? Origjina e emrit Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In