• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Do të ketë ‘në dorë’ Fatmir Mediun për çështjen ‘Gërdeci’/ Caktohet relatori në Gjykatën e Lartë

by Java News
01/06/2021 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Panda, ish ministri drejtësisë dhe ish anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe 2003-2007 është caktuar relator në Gjykatën e Lartë për kërkesën e rihapjes së dosjes Gërdeci.

Kërkesa është bërë nga SPAK dhe kërkohet që kjo çështje të rigjykohet pasi kërkesa e provat e prokurorisë s’janë marrë asnjëherë parasysh. Gjykata pritet që shumë shpejt të caktojë datën e shqyrtimit të kësaj kërkese, bërë nga prokurori i SPAK, Klodian Braho. Ilir Panda prej 1 viti është anëtar i Gjykatës së Lartë.

Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut.

Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Mediun.

Teksa i bën një radhitje të fakteve kryesore të ngjarjes SPAK evidenton faktin se në vitin 2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdojë për shkak se me rizgjedhjen në Kuvend kishte imunitet parlamentar.

Por kërkesa e SPAK argumentohet në faktin se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017 imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim vetëm për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.

Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për procedim ka qenë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.

Kujtojmë që Mediu në vitin 2009 u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja në ngarkim të tij, shkoi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, sipas Kodit Penal Ushtarak.

Por një kolegj i kësaj gjykate në datën 14 shtator 2009, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për Mediun, me argumentin se ai kishte imunitet dhe se prokuroria, gjatë hetimeve të kryera, kishte kryer veprime pa marrë miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në atë periudhë ky vendim u cilësua si totalisht i paligjshëm, pasi Gjykata e Lartë, mori atributet e Prokurorisë duke vendosur pushimin e ndjekjes panale për të pandehurin Mediu. Pavarësisht ligjshmërisë së vendimit, vendimarrja ishte e Gjykatës së Lartë dhe për pasojë duhej të respektohej.

Feruzan dhe Zamira Durdaj, dy prindërit e Edison Durdaj, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, kanë kërkuar marrjen të pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe rihapjen e gjykimit. Vetë mamaja e 7-vjeçarit, Zamira, e bëri një gjë të ditur për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Nga ai shpërthim i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, ende nuk ka asnjë person pas hekurave.

Ilir Panda

 

ILIR PANDA
Anëtar i Gjykatës së Lartë

Ilir PANDA ka lindur në Tiranë, më 8 Gusht 1962. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës,në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mban gradën shkencore “Doktor”.

Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.

Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.

Z. Panda ka qenë, gjithashtu, Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ekspert lokal i Unicef, i Këshillit të Evropës dhe i organizatave të tjera. Ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, në vitet 2002-2007, anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, anëtar i Këshillit Drejtues të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” dhe anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.

Me dekretin Nr.11454, datë 11 Mars 2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.

Next Post
Kolegji rrëzoi PD për Vlorën/ Kaso: Vendim i paracaktuar! Nuk dekurajohemi, do kërkojmë transparencë

Kolegji rrëzoi PD për Vlorën/ Kaso: Vendim i paracaktuar! Nuk dekurajohemi, do kërkojmë transparencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

May 14, 2026
“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

May 14, 2026
“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

May 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Maj 2026

May 14, 2026
Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

May 14, 2026
Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

May 14, 2026
“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

May 14, 2026
Një gabim për Tajvanin mund të sjellë konflikt! Me shumë pikëpyetje takimi Xi-Trump

Një gabim për Tajvanin mund të sjellë konflikt! Me shumë pikëpyetje takimi Xi-Trump

May 14, 2026
Dita e Pavarësisë, Peleshi: Trashëgimia e themeluesve, udhërrëfyes për të ardhmen

VIDEO / “Zoti Balla, unë nuk jam Niko”, Peleshi përplaset edhe me socialistët, duartroket opozita

May 14, 2026
“Marrëdhënia jonë me BE më e ngushtë se kurrë”, Hoxha: S’ka ndryshuar qëndrimi për zgjerimin e Unionit

“Marrëdhënia jonë me BE më e ngushtë se kurrë”, Hoxha: S’ka ndryshuar qëndrimi për zgjerimin e Unionit

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In