Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç banues në Suedi.
Kjo pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul.
Gjithashtu edhe ata u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
/b.h