• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Do të kalojnë momente të paharrueshme, ja cilat janë shenjat fatlume deri në 13 shtator

by A R
09/09/2020 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Do të përjetoni çaste të paharrueshme. Venusi do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, duke ju ndihmuar në dashuri. Por Mërkuri në pozicion të kundërt do t’jua ndërlikojë disi gjërat. Do të keni takime interesante, por me njerëz të angazhuar në lidhje të tjera. Shikoni vetë si mund t’i jepni zgjidhje kësaj situate. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë shumë mirë.

Demi: Dielli në shenjën e Virgjëreshës ndikon që të jeni më aktivë, por së shpejti do t’ju duhet të përballoni një sprovë në lidhje me partnerin. Disa çifte rrezikojnë të ndahen. Kurse për beqarët parashikohen dashuri me shikim të parë. Puna duket se po ecën mbarë. Nuk do të ndjeni lodhje, por as nuk do të shpërbleheni për merita të veçanta.

Binjakët: Parashikohet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer për ju. Jeni në formë shumë të mirë fizike dhe do të dukeni dhe më tërheqës falë pozicionimit të favorshëm të Venusit. Mërkurin do ta keni aleat, gjë që do t’ju ndihmojë së tepërmi. Në aspektin ekonomik gjithçka do të shkojë mbarë. Kjo është periudha e përshtatshme për të bërë një udhëtim dhe të njihni njerëz të rinj. Marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë e mirë.

Gaforrja: Kjo do të jetë një javë me ulje e ngritje dhe nuk do të jeni në humor të mirë. Të lindurit gjatë dhjetëditëshit të tretë do të përjetojnë stres si në aspektin profesional edhe në atë emocional. Yjet ju këshillojnë që të mendoheni mirë përpara se të hidheni në veprim. Çështjet e zemrës do të ndërlikohen, për shkak se Mërkuri, Dielli dhe Venusi nuk ju favorizojnë. Situata do të përmirësohet në fundjavë.

Luani: Kalimi i Venusit në shenjën tuaj ju bën më tërheqës, por edhe më kërkues, sidomos nëse jeni në një lidhje prej shumë kohësh. Beqarët do të kenë mundësi të thellojnë një njohje, që me kalimin e kohës do të bëhet një marrëdhënie e qëndrueshme. Edhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri, si për ata që janë vartës edhe për ata që punojnë të pavarur.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë deri diku e mbarë, gjatë së cilës herë-herë do t’ju duhet të tregoheni taktikë dhe t’i planifikoni mirë gjërat. Planetët e rëndësishëm do t’ju favorizojnë, mes të cilëve Jupiteri, i cili ju garanton stabilitet në shumë fronte. Edhe Mërkurin dhe Marsin do t’i keni aleatë. Ditët më kritike do të jenë datat 9 dhe 10, gjatë të cilave do t’ju duhet të bëni më shumë kujdes.

Peshorja: Parashikohet që kjo të jetë një javë e qetë për ju. Venusi dhe Mërkuri do të jenë të kthyer në pozicion të favorshëm nga shenja juaj, duke jua thjeshtëzuar gjërat si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Çiftet që kanë probleme mund të përfundojnë në divorc, por gjithsesi zgjidhja e martesës do të bëhet me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve.

Akrepi: Venusi në shenjën e Luanit do të ndikojë disi për keq, duke ju nxjerrë pengesa në rrugën tuaj. Por ju e pëlqeni rrezikun, prandaj nuk mund të ankoheni për mënyrën si do të shkojnë gjërat. Janë zënkat ato që e bëjnë dashurinë më pikante. Dhe të tilla do të keni, sidomos në fillim të javës. Në aspektin profesional gjithçka do të ecë më së miri dhe ju do të ndiheni të vlerësuar.

Shigjetari: Ju presin të reja pozitive, si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Do të keni një javë të ngarkuar dhe mjaft interesante. Nëse vazhdoni të jeni me pushime, mundeni ende të organizoni një udhëtim tjetër. Do të ndiheni në humor të shkëlqyer. Marsi do t’ju favorizojë për një kohë të gjatë, duke ju bërë më pasionantë.

Bricjapi: Mërkuri në shenjën e Peshores ju bën që të ndiheni disi pesimistë. Duhet të përpiqeni që të përmirësoni diçka në aspektin profesional, por edhe në fushat e tjera. Lidhja me partnerin do të jetë më e fortë, e karakterizuar nga erosi dhe sensualiteti. Datat 7 dhe 8 do të jenë më të mbarat e javës, gjatë të cilave do të keni bashkëpunime frytdhënëse. Mundohuni ta gjallëroni lidhjen tuaj…

Ujori:  Venusi në shenjën e Luanit dhe Mërkuri te Peshorja do të ndikojnë që diçka të ndryshojë dhe për shenjën tuaj, që deri më tani kishte mbetur pezull. Do të jeni më të hapur e komunikues se zakonisht, pasi Venusi ju nxit që t’i shprehni ndjenjat. Do të keni bashkëpunime të frytshme profesionale përtej kufijve. Ndryshime të shumta do të ndodhin për ju gjatë kësaj jave.

Peshqit: E kotë t’i biem rrotull, kjo nuk do të jetë një javë e mbarë. Hëna në shenjën e Binjakëve do të ndikojë për keq edhe për ju. Asnjë nismë juaja nuk do të rezultojë e dobishme. Do të keni kohë që ta merrni veten, por ndërkohë mjaftohuni me faktin që në aspektin financiar gjërat po shkojnë mirë. Bëni kujdes me skenat e xhelozisë, pasi kjo vetëm sa do ta dëmtojë lidhjen tuaj.

Next Post
“Të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi”/ Kryemadhi reagon për largimin e Shahinit: Të mbajë përgjegjësi për shkeljet

"Të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi"/ Kryemadhi reagon për largimin e Shahinit: Të mbajë përgjegjësi për shkeljet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In