• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të jenë muaj të egër, por qielli do të hapet mrekullueshëm

by Alba Malltezi
10/09/2020 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Shqipëria sot është si një aeroplan mbi re që po shkon drejt pistës së paqes. Kanë nisur turbulencat, ndjehen rrahjet e erës, shiut e breshërit; nuk është kollaj të kalosh rrebeshin e parazgjedhjeve, kalimi nëpër të është i detyrueshëm. Do të ndjejmë rrufe në krahë, në kokë, në barkun e avionit, por rruga është shënuar. Avioni nuk është më ai i kohëve të vjetra, vit pas viti ka shtuar rrufepritësin, pastaj është pajisur me sisteme antingrirje, antibreshër e anti tufa zogjsh të egër që mund të hidhen si kamikaze në elika e motorre. Sigurisht do të ketë pasoja. Në trup do të dallohen gjurmët e furtunës, ndoshta mund të ketë të çara, udhëtarët do të jenë frikësuar, por ulja në pistë do të jetë triumfuese.

Dhe pista ka vetëm një emër, atë të demokracive më të suksesshme, atë të demokracive të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, realitetet e vetme që kanë mundur të ndërtojnë mbi rruzull jetesën më dinjitoze të mundshme për njerëzit. Askush tjetër nuk ka ndërtuar në praktikë një sistem më të mirë. Me fjalë, të gjithë e kanë sajuar dhe ëndërruar, por realiteti është tjetër gjë. Jeta reale nuk është as FB, as Instagram, as iluzione paraelektorale.

Jemi futur në zonën e turbulencës paraelektorale. Do të jetë më e ashpra që kemi parë ndonjëherë. Do të përfshihen, njollosen, baltosen, kërcënohen, manipulohen njerëz që kurrë nuk i kemi parë dhe dëgjuar. Shpifësit kronikë nuk do të mjaftohen me viktimat e radhës. Nuk do të jenë më të kënaqur vetëm me të zakonshmit armiq që masakrojnë dhe dhunojnë verbalisht prej vitesh, do të kërkojnë më shumë: cilindo që i del kundër, cilindo që do të guxojë t’i bëjë një pyetje: Si u pasuruat? Si mundet me rroga edhe më të vogla sa drejtues në shumë biznese private shqiptare ju keni pasuri sheikësh? Pse prindërit tuaj, kunetërit, motrat, vëllezërit janë kaq shumë të pasur sa ju bëjnë dhurata juve dhe fëmijëve tuaj? Pse prindërit e shumicës së shqiptarëve jetojnë me pensionin e tyre dhe mbështetjen e fëmijëve? Si i keni vënë vilat? Si shpjegohet që udhëtoni ju e fëmijët tuaj në vende ekskluzive të pasurish shekullorë të botës? Cili është biznesi, ideja, puna që ju bëri ju më të pasurit e Shqipërisë?

Para këtyre pyetjeve ata do të tërbohen dhe jo vetëm ata: Një armatë e tërë urryesish dixhitalë është gati: ish-doganierë, ish-gjykatës, ish-tatimorë, ish-ojf, ish-përfitues dhe prestanome politikanësh kanë hapur portalet dhe faqet e tyre FB. Dallohen nga egërsia, është njësoj si ajo e atyre që mbështësin. Dallohen nga argumentet dhe shpifjet: janë identike; dallohen nga balta e stërklat që shpërndajnë, janë të njëjtat. E megjithë këtë koha do të hapet për shqiptarët. Lum kush duron dhe sheh përpara dhe ndjen sesi asnjë pikë bajtë nuk e ndot me gjithë ndotjen.

Avioni do të ulet i qetë në pistë dhe Shqipëria do të vazhdojë rrugën e ëndërruar që nga Skënderbeu. Koha ka ardhur.

Next Post
“Zgjedhorja”/ Hajdari nuk mjaftohet me rikthimin e opozitës në tryezë: E vlerësoj gatishmërinë e Bashës, por duhet edhe…

Meta largohet nga Presidenca? Rudina Hajdari reagon për lajmin e papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Çfarë mund të presësh nga një klasë politike që punon t’i sigurojë favore vetes?

June 20, 2026
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

June 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 21 qershor 2026

June 20, 2026
‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

June 20, 2026
Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

June 20, 2026
Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

June 20, 2026
“Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

“Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

June 20, 2026
‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

June 20, 2026
“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

June 20, 2026
Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In