Presidenti i SHBA Joe Biden ka kujtuar deklaratën e bujshme të paraardhësit të tij, ndërsa tha se me shaka dëshironte që Donald Trump t’i kishte “injektuar vetes zbardhues”, duke kujtuar propozimin shumë të rrezikshëm që paraardhësi i tij bëri në 2020 në fillimin e pandemisë Covid-19.
Muajin e kaluar, Biden iu referua përsëri atij sugjerimi të egër “injeksion zbardhues”, duke bërë shaka se Trump e provoi këtë metodë e cila sipas tij “i shkoi në të gjithë flokët”. Megjithatë, në ngjarjen e djeshme, Joe Biden bëri një gabim kur iu referua Kim Jong-un, “presidentit të Koresë së Jugut” (d.m.th. në vend të Koresë së Veriut) dhe “ngacmuesve” të tij ndaj Trumpit – siç i përshkroi letrat që kishte dërguar ndaj ish-presidentit të SHBA. (BalkanWeb)