“Do të doja të qanin të vdekurit nga uria të fshatit tim, siç qanë Cecil”
Vrasja e luanit Cecil nga një gjuetar amerikan, ka shkaktuar një reagim të madh ndërkombëtar. Protesta nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve, postime në rrjetet sociale nga figurat e njohura të politikës e spektaklit etj. Por mediat botojnë edhe reagime që shkojnë në kundërshtim me këtë mallëngjim ndërkombëtar për një kafshë të vrarë.
Goodëell Nzou është një banor i Zimbabves që jeton aktualisht në Amerikë. Ai i ka deklaruar mediave në SHBA se dhimbja për luanin e vrarë ka qenë disafish më e madhe, sesa përkujdesja dhe dhimbja e treguar për dramën kronike të personave që vuajne çdo ditë nga uria, por që nuk kanë famën e luanit të vrarë. Nzou thotë se nuk arrin ta kuptojë aspektin romantik që u jepet kafshëve që janë kaq të rrezikshme për fshatrat afrikane, pasi vrasin kaq e kaq njerëz.
“Amerikanët që firmosin peticione për luanët që vrasin njerëz, si është e mundur? Në fshatin tim në Zimbabve asnjë luan nuk gëzon nam të mirë te banorët. Ne në Zimbabve jemi të terrorizuar nga luanët”, thotë Nzou. Më pas ai shton se kjo ndodh edhe tek njerëzit që as që e dinë fare se ku bie vendi i tij në hartë, ashtu siç nuk dinë dhe duan të dinë gjë, për mijëra njerëz që vdesin çdo ditë nga uria.








