• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të doja të kisha përballë Dulen”, Tavo sqaron akuzat për gjuhën greke në Himarë: Dikush mori mikrofonin…

by A R
31/07/2024 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sfidë për problematikën e krijuar pas zgjedhjeve të fundit, por edhe për problematikën e trashëguar që nuk është krijuar në 2023, siç është çështja e pronave, e ka konsideruar Vangjel Tavo kandidimin e tij për kreun e Bashkisë së Himarës. Në një intervistë me Denisa Pashollin, ai tha se objekti i fushatës së tij janë shqetësimet e qytetarëve, dhe jo rivali në garë, fakt që e ka provuar duke qenë prej çerek shekulli deputet.

“Himara është e himariotëve. Unë kandidoj për kryetar të Bashkisë e Himarës dhe do të jem përfaqësues i tyre. Kaq pjesa tjetër sikurse u takon tani himariotëve me votë do t’u takojë të shprehen për Himarën shqetësimet dhe çdo gjë që ka lidhje ma ta e Himarën e tyre. Nuk është joshje, por një sfidë ku për problematikën e krijuar në këtë bashki pas zgjedhjeve të fundit një problematikë e trashëguar që nuk është krijuar në 2023. Disa nga problemet janë të ligjshme. Asnjëherë nuk kam përmendur në fushatë rivalin tim nuk është objekt rivali, por shqetësimet e qytetarëve, objekt janë qytetarët. Me ata jam marrë e do merren. Kundërshtari bën punën e vet ndërton strategjinë e vet unë nuk bëj strategji të sulmoj rivalin merrem me qytetarët të zgjidh problemet e tyre. Ata përpiqen të atakojnë Vangjelin, Ramën. Çfarë duhet të them unë ç’punë ka Dule në Himarë kur nuk është himariot?”

Tavo thekson se himariotët kërkojnë nga kryetari i Bashkisë së Himarës zgjidhjen e çështjes së pronave, çështje që sipas tij duhej zgjidhur 30 vite më parë. Sipas tij kjo është një detyrë që i është ngarkuar nga kryeministri Rama dhe premton se do të zgjidhet përfundimisht deri në tetor.

“Nga kandidati për kryetar bashkie kërkojnë çështjen e pronave që duhet të ishte zgjidhur që në ‘91 dhe tani e majta e zgjidh përfundimisht certifikimin e pronave duke i bërë zotër me certifikatë. Zotimi im kur isha prefekt është që zgjidhet brenda tetorit. Çështja e pronave duhet të ishte zgjidhur para 30 vjetësh dhe himariotët duhet ta kishin marrë para shumë vitesh. Çështja e pronave ka nisur që kur u emërova prefekt dhe një nga detyrat që më ka caktuar kryeministri është të koordinoj punën e ASHK për të përshpejtuar certifikimin e pronave, duke filluar nga banesat e më pas tokat bujqësore e trojet. Nuk po e përdor këtë si pjesë të fushatës elektorale, se nuk duhet bërë në një popull që është gënjyer me dhjetëra herë nga politikanë të të gjitha ngjyrave. Është turp të vazhdosh sot me të njëjtën propagandë”.

Kundërshtarët sipas tij i druhen faktit që Tavo nuk ka humbur asnjë sfidë, teksa nuk mohon akuzat ndaj tij si vegël e Ramës, por thekson se është shërbëtor i njerëzve.

“Gjirokastrën e njoh dhe më njohin. Ka ndryshim mes Gjirokastrës dhe Vlorës, nuk përbën asnjë pengesë edhe ky fakt që janë përpjekur ta përdorin që nuk duhet të kandidoja në Himarë se me kanë parë si person që nuk kam humbur asnjë sfidë. Kjo është arsyeja. Jam deputet çerek shekulli në parlament. kam qenë një nga politikanët me profil të qetë që merret shumë më njerëzit e zgjidhjen e problemeve e kam ndjerë veten si shërbëtor i njerëzve. Kundërshtarët mund të thonë ç’të duan, unë e kam treguar që nuk jam bërë vegël e askujt, as shërbëtor i Fatos Nanos. Po të isha shërbëtor i Ramës nuk do të kisha ikur nga Rama në 2010 po për arsye parimore”.

Tavo i ka cilësuar dezinformuese deklaratat e transmetuara edhe në mediat greke, se ai ka thënë që në Himarë nuk do të flitet më greqisht, duke sqaruar se kjo është përdorur për dezinformim nga kundërshtarët e tij politikë.

“Nuk kam folur fare për gjuhën. Si mund ta them unë që gjuha e nënës sime e prindërve të mi është greqishtja që në Himarë nuk do të flitet greqisht ka qenë një person dhe mori mikrofonin dhe tha votoni Tavon për të mos folur më greqisht në Himarë. Zotëria nuk është pjesë e strukturave dhe e administratës së bashkisë. Realiteti në Himarë është ky; që nuk mund të ndalojmë askënd të flasë gjuhën e nënës së vet dhe aq më tepër në Himarë. Gjuha nuk krijon konflikt, por ata që përdorin një çështje të caktuar që ndikon shumë emocionalisht dhe në fakt pasi ky tha kështu, më pas vazhdoi; Tavo na premtoi rrugën dhe në këtë moment duartrokita edhe unë dhe këtë fragment e përdorën sikur duartrokita për gjuhën”.

Sipas tij kundërshtarët e tij kërkojnë terren që një problem ta kthejnë në krizë edhe midis shteteve, duke përdorur fushatën në Himarë për të dezinformuar publikun.

“Do aneksojnë çdo lloj tendence nga faktorë të ndryshëm për ta instrumentalizuar një problem dhe për ta kthyer në krizë. Këto probleme kanë tejkaluar kufijtë e Himarë e Shqipërisë deri sa janë prekur edhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Këta që bënin të njëjtën propagandë që në Dropull nuk gjetën terren, dropullitët e hodhën në kosh të plehrave. U thoshin do u presim pensionet. Po e dëgjoj pas 30 viteve në Himarë, kush ka në dorë të presë pensionet? Ra poshtë kjo propagandë . Ata kërkojnë terren se është ushqim për ta që një problem ta kthejnë në krizë, vetëm kështu ekzistojnë këta. Unë jam këtu për të zgjidhur këto probleme. Me vjen keq që e kanë përdorur këtë fushatë për të dezinfoirmuar publikun”.

Deklaratave të kandidatit Petro Gjikuria një ditë më parë në A2 cNN se përballë në këto zgjedhje ka të gjithë shtetin dhe Edi Rama, Tavo iu përgjigj: “Të thuash përballë kam Edi Ramën duhet të shohim në këtë fushatë a do të vijë Edi Rama? Nëse do të vijë me mua në çdo takim atwherë do të ketë përballë Edi Ramën”.

Ai tha se do të donte që në këtë garë të kishte përballë kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke qenë se e ka sfiduar edhe në Gjirokastër.

“Unë e kam thënë që në fillim përballë nuk kam as Petro Belerin, as Sali Berishën, as Ilir Metën as Vangjel Dulen, që do të dëshiroja ta kisha rival kundërshtar se e kam provuar me Dulen në Gjirokastër. Unë përballë kam shqetësimet e njerëzve nuk më shqetëson rivali im, as origjina, as e kaluara e tij. Shqetësimi im është problematika e njerëzve dhe mundësitë e Tavos si kryetar bashkie nesër duke patur mbështetjen e qeverisë dhe ata nga Rama nuk kanë parë pak të mira me investimet. Populli shqetësohet kur përsëritet i njëjti skenar. Ka qenë sfidë që pranova të kandidoj. Gjithë problematika që ka pasur Himara dhe thashë po, do të shkoj të sfidoj veten”.

Ai ftoi rivalin kundërshtarët e tij që në 5 gusht ti bashkohen ekipit të tij për zhvillimin e Himarës dhe zgjidhjen e problematikave.

“I ftoj edhe ta përballë meje si rivalë që në 5 gusht t’i bashkohen ekipit tonë për të mirën e Himarës për të trajtuar zgjidhjet më të mira, për problematikat e Himarës dhe ftoj Petro Gjikurian që të rrijë këtu dhe të japë kontributin e vet për Himarën dhe himariotët”.

/a.r

Next Post
Eliminimi i liderit të Hamasit, Houthi: Netanyahu u kthye nga SHBA me dritë jeshile për të vrarë!

Eliminimi i liderit të Hamasit, Houthi: Netanyahu u kthye nga SHBA me dritë jeshile për të vrarë!

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Rrugaç dhe i pafytyrë…Shkove deri në SPAK dhe e kaklëzove Krim ministrin tradhtar dhe hajdut,Edi Rama…kurse sot je lecka e tij…

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In