• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të derdhen lumenjë gjaku”, Medvedev paralajmëron se bota është shumë pranë luftës bërthamore

by A R
08/12/2023 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti rus dhe njëherësh miku i ngushtë i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, parashikon lumenj të rinj gjaku që do të rrjedhin në botë.

Sipas tij kërcënimi i një lufte botërore bërthamore nuk ka qenë kurrë më i madh që nga koha e krizës së raketave Kubane në 1962.

Duke kritikuar administratën Biden se po detyron Kongresin amerikan që të miratojë një paketë ndihmash financiare dhe ushtarake për Ukrainës, Medvedev theksoi se gjatë gjithë historisë kanë shantazhuar ligjvënësit për të prodhuar luftëra dhe konflikte.

“Kurrë më parë që nga kriza e raketave Kubane nuk ka qenë kaq real kërcënimi i një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s që çon në Luftën e Tretë Botërore. Administrata dhe kujdestari i tyre i frikësuar [Ukraina], natyrisht, do të marrin paratë.  Jo tani, por në Vitin e Ri, për të vazhduar biznesin gjatë luftës me çdo kusht.  Dhe për këtë plaçkë do të rrjedhin lumenj të rinj gjaku, për të cilin familja Biden dhe gjithë bastarët e tyre janë përgjegjës.”

Medvdev shkoi më tej duke e portretizuar paketën amerikane të ndihmave për Ukrainën si mënyra perfekte për të zhvatur paratë e taksapaguesve amerikanë.

“Ata kurrë nuk kanë zhvatur kaq shumë para për një shtet të vogël [Ukraina] që është në proces kolapsi. Ata kurrë nuk kanë nxjerrë para në mënyrë kaq agresive dhe të paturpshme për një vend që korruptoi hapur Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarët e familjes së tij”, tha ish-kreu i Kremlinit, duke iu referuar akuzave për marrëveshje biznesi të dyshimta të lidhura me djalin e Joe Biden, Hunter, në Kiev.

Kjo nuk është hera e parë që aleati më i afërt i Putinit, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, lëshon një paralajmërim rrëqethës për luftën bërthamore.

Medvedev më parë kërcënoi Britaninë e Madhe se do të shënonte nisjen e Luftës së Tretë Botërore nëse dërgonte trupa në tokën ukrainase, ndërsa ka folur edhe për një atentat ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

/a.r

Next Post
Kongresi i PS, Manja: 21 Janari, plagë dhembje. Drejtësia e re na mbush me shpresë

Kongresi i PS, Manja: 21 Janari, plagë dhembje. Drejtësia e re na mbush me shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com