• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të bëjmë një qytet olimpik, më të madhin në botë” | Fidel Ylli zbulon më shumë detaje për stadiumin e ri

by A R
29/11/2023 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këtë të mërkurë, ka qenë i ftuar kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka folur në lidhje me një nga statuset e tij që bëri shumë bujë në median online.

Në këtë status ai u shpreh se në Tiranë do të ndërtohet një tjetër stadium, i cili do të jetë me 40 mijë vende.

Në programin e sotëm, Ylli tregoi dhe detaje të tjera lidhur me këtë stadium. Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar tha se stadiumi nuk do të jetë vetëm për futboll, por edhe për evente ose sporte të tjera.

Madje ai u shpreh me shumë optimizëm: “Po bëjmë një qytet olimpik, më të madhin në botë”.

Rudina Magjistari: Kjo e stadiumit e di pse tërhoqi vëmendje, se u duk sikur ishte mbyllur çështja e stadiumeve në Shqipëri, të paktën në Tiranë, me ndërtimin e “Air Albania”, i cili është një stadium pa diskutim shumë i bukur, por ju thatë i vogël në vende dhe…

Fidel Ylli: Qeveria do të bëjë këtë vit dhe 3 stadiume të tjera. 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Korçë, që do jenë stadiume të reja.

Rudina Magjistari: Për qytetet e tjera, për Tiranën?

Fidel Ylli: Tirana ka në plan stadiumin Dinamo, “Selman Stërmasi”, që do prishet dhe do rindërtohet nga e para. Ka në plan, për të bërë Bashkia e Tiranës gjithmonë, “Pallatin e Sportit” që është një hambar i kohës së Italisë dhe aty stërviten ekipet, që është një skandal. Akull, ftohtë, pa banjë, pa dush është një tmerr i vërtetë. Kurse kjo nuk ka të bëjë me stadiumin. Ne po bëjmë një qytet olimpik, më të madhin në botë. Që do të thotë…

Rudina Magjistari: Sa ambicioz paskemi qenë ne shqiptarët. E kemi garën me të gjithë.

Fidel Ylli: Unë i kam parë Rudina, të gjitha qendrat olimpike duke filluar nga Sydney, nga Atlanta, nga Brazili, nga Londra, nga Gjermania, nga Greqia, nga Roma, nga të gjitha. Qendër si kjo nuk do të ketë në të gjithë botën.

Rudina Magjistari: Projekti është gati?

Fidel Ylli: Projekti edhe dy javë mbaron. Është gati, prandaj nuk e kam nxjerrë. Por nuk do ketë vetëm 1 stadium për futbollin, 40 mijë e pak, do shtojmë 1  karrige më shumë se stadiumi i Torinos, së Juventusit.

Rudina Magjistari: Dhe do kthehemi vendi i parë, me stadiumin më të madh në botë.

Fidel Ylli: Jo nuk do të jetë më i madhi në botë, por për Shqipërinë do të jetë një stadium fantastik, i bukur që ne pretendojmë jo vetëm të bëjmë futboll aty, por të bëjmë edhe hapjen e ekipeve sportive, të bëjmë edhe koncerte, të bëjmë edhe ndeshje boksi, po të bëjmë edhe një ndeshje Champions League këtu. Siç u bë Conference League.

Rudina Magjistari: Një nga gjërat, që besoj unë është e rëndësishme në këtë rast, është fakti që stadiumi do të zhvendoset në periferi, një stadium i madh.

Fidel Ylli: Sigurisht.

Rudina Magjistari: Sepse në qendër ajo që ndodh në mes të Tiranës është që, sa herë ka një ngjarje sportive, bllokohet Tirana dhe është diçka që e ndiejnë të gjithë qytetarët. I penalizon qytetarët në mënyrë të padrejtë, le të themi, nuk ka pse të ndodhë kështu. Kështu që shumë mirë që stadiumi i rëndësishëm të jetë të jetë edhe në periferi.

Fidel Ylli: Por thashë, nuk është një stadium. Është një stadium olimpik, jo vetëm për futboll. Se këta kanë bërë një gafë, e kanë lënë kryeqytetin me stadium futbolli pa pistë atletike. Jemi të vetmit në kryeqytet në botë që nuk kemi një stadium me pistë atletike dhe unë kam bërë debat.

/a.r

Next Post

A ia del dot një e Djathtë ekstreme në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In