• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Do të bëj për karrocë…’, ekstradohet nga Londra 36-vjeçari që kërcënoi prokuroren

by Java News
16/02/2018 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Specialistët e Interpolit  kryen ekstradimi nga Londra, Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Alban Beshiri 36 vjeç, lindur në Vorë, Tiranë.

Alban Beshiri, akuzohet se ka kërcënuar me mesazhe prokuroren e Durrësit, Oltjana Çifligu.

Shtetasi Alban Beshiri është shpallur në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Nga data 18.07.2014 e në vijim shtetasi Alban Beshiri ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

KERCENIMET

“Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj, pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin dhe do të bëj për karrocë…”, ka kërcënuar Alban Beshiri prokuroren e Durrësit. Nisur nga kjo situatë, prokurorja Çifligu i është drejtuar me një kallëzim Prokurorisë, e cila ka marrë të pandehur të dyshuarin Alban Beshiri, duke e akuzuar atë për veprën penale të “Kanosjes së gjyqtarit ose prokurorit”. Për këtë akuzë, Beshiri u dënua më 6 muaj burg me një vendim të datës 30 tetor 2015.

Gjatë gjykimit ka dhënë dëshminë e saj edhe prokurorja Çifligu, e cila ka deklaruar përpara Gjykatës për gjendjen e vështirë psikologjike, që i ishte krijuar nga telefonatat dhe “sms”-të kërcënuese që Beshiri i kishte drejtuar. “… më datë 18.07.2014, ditën e premte rreth orës 06:06 të pasdites ka marrë një mesazh telefonik nga numri i telefonit +447557883XXX, i cili është prezantuar si shtetasi Alban Beshiri dhe ka trajtuar problematikën, duke aluduar dhe duke bërë presion për publikimin mediatik të rastit në Angli dhe duke kërcënuar me afate për përgjigje. Shqetësimi ka vijuar përgjatë gjithë ditës të datës 18.07.2014 me thirrje telefonike dhe sms”, ka deklaruar ajo në gjyq.

Mesazh per mustaqe miun
Ndërsa më datë 18.08.2014 rreth orës 10.06 të darkës nga numri +447557883XXX i është dërguar një sms me tekst në anglisht ku aludohet se është një vajzë me emrin Jade e dashura e shtetasit Alban Beshiri sipas përmbajtjes së mesazhit e cila i kërkon që ta telefonojë pasi Albani ka dalë jashtë nga shtëpia. Mesazhet kërcënuese kanë vijuar nga numër +447707238XXX edhe më datë 05.01.2015 dhe konkretisht me përmbajtjen “…Na fal për shqetësimin që po të besdis por doja t’ju çojë 1 mesazh atyre te prokurorija mos kujto se ky syri im s’ka peshë ty të kam fal për gjith letrat që mi bone me ato që i di vet ti dhe ta kam premtu që s’do ta përmend mo, por ato policat e kombinatit që me lan qorr jo deri sa të marr frymë por edhe atyre që më lan 5 ditë të më rrifnin dhe ato do ti kapi dallga do ta çojmë deri në fund kët gjo dhe atë mustaqe miun që mbron policat çoja këtë mesazh nëse ke mundësi dhe gjen nai histori të bukur për veten që ti shpëtosh dallgës…”

a.ç

Next Post
Shpërndanin kokainë në zonën e “Bllokut”, mes 4 të arrestuarve edhe një femër

Shpërndanin kokainë në zonën e “Bllokut”, mes 4 të arrestuarve edhe një femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In