• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ta shënoj në CV që e korrigjova 1 herë Lavrovin’/ Rama: Kur iku Stalini, ju lamë edhe ne, SHBA e mbështesim se…

by Java News
26/02/2020 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë munguar batutat dhe replikat e menjëhershme mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov gjatë konferencës për shtyp në Moskë.

Rama i ka thënë Lavrovit se Shqipëria nuk e ka detyrim që të mbështesë SHBA-në dhe të jetë në NATO, por sipas tij kjo është një zgjedhje dhe Kryeministri shtoi se jemi krenarë për këtë gjë.

“Do ta shënoj në CV time që e kam korrigjuar nje here Lavrorvin. Ne nuk jemi të detyruar që të kemi të njëjtat qëndrime me aleatët tanë në NATO dhe ndaj SHBA-së, ne jemi krenarë që jemi me ta dhe është zgjedhje e jona. Vendi ynë është krenar që ka këtë zgjedhje dhe kjo është politika jonë. Ësthë shumë e vërtetë që marrëdhëniet tona janë në një nivel të ulët”, tha Rama.

Pas një deklarate të bërë nga Lavrov, që citoi Ramën duke thënë: Rama foli për detyrimet që kanë ndaj NATO-së, reagoi pa vonesë kryeministri shqiptar.

Por është kundërpërgjigjur Lavrovi me një tjetër sqarim, që sipas tij, nuk e ka thënë saktësisht ashtu, por ka qenë problemi i përkthimit.

“Atëherë korrigjo përkthyesin jo mua, ja e sheh, fantastike, duhet korrigjuar”, tha Rama.

Me pas ka vijuar të thotë se raportet me Rusinë janë në nivelin më të ulët.

“Nuk është sekret, është fakt, raportet janë në nivel të ulët, ambasadori më tha se Shqipëria është i vetmi në botë që nuk ka pasur një telefonatë mes Tiranës dhe Moskës qysh prej shumë vitesh, tha ai, por unë mendoj që kur iku Stalini, u lamë edhe ne. Kjo në fakt tregon gjithçka, asnjë telefonatë, e lëre me vizita dhe takime, megjithatë kjo mund të trajtohet sepse sinqerisht nuk mendoj që Rusia është armik, për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues por jo armik, ndaj kemi shumë gjëra që mund të shohim pa pretenduar të ndryshojmë, ne të dy palët jemi të qartë, por ne do të përpiqemi të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të lexojmë së brendshme enciklopedinë e punëve të jashtme të Rusisë”- tha Rama.

Lavrov: Kur bëhet fjalë për telefonata, ajo që ju përmendët reflekton gjërat reale, por në 2004 bëra vizitë në Tiranë dhe nënshkruam traktat miqësie dhe bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të kohës. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e harroi këtë dokument, ai ekziston është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të kemi parime të qartë të marrëdhënieve tona, por do të komunikojmë përgjatë vitit për cështjet e OSBE.

Rama: Në fakt telefonatat që thashë që nga koha e Stalinit nuk jane bere por do te behen me ju, po, ne do  të vazhdojmë të komunikojmë. Por ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe liderit te opozitës se sotme, qe ishte ministër i Jashtem ne ate kohe, por më duhet ti mbetem parimit që gjithçka e nënshkruar nga qeveria e mëparshme nuk është se nuk duhet pranuarnga qeveria aktuale, keshtu qe kur të kthehem ne vend do ta shoh me kujdes, e do t’ju dëshmoj që unë them cfarë bej e bëj cfarë them.

g.kosovari

Next Post
“Deri më tani, asnjë rast i konfirmuar me koronavirus”/ Rakacolli: 45-vjeçari nga Skrapari humbi jetën nga…

“Deri më tani, asnjë rast i konfirmuar me koronavirus”/ Rakacolli: 45-vjeçari nga Skrapari humbi jetën nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In