• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do ta godisja sërish me vezë Edi Ramën”

by A R
13/05/2016 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi në Gjykatë dosjen për studentët që goditën me vezë kryeministrin Rama, ka reaguar një prej aktivisteve të Lëvizjes për Universitetin.

Në një mesazh të gjatë publik, ajo shkruan se nuk u pendua për veprimin, dhe se do të bënte sërish të njëjtën gjë.

Liri Kuçi thotë se do ta godiste sërish kryeministrin në mënyrë që “që arsimi të mos kthehet në një marrëzi të padobishme dhe të shtrenjtë, të konsumueshme veç prej këtyre përtacëve pasanikë”.

Ja mesazhi i plotë i saj:

Nuk pendohem: Ramën do ta godisja përsëri

Përkufizimin e figurës të dikujt do të sigurohesha ta vendosja në vetëm një linjë: pohuese ose mohuese të asaj çka mund dhe nuk mund të jetë një njeri në të vërtetë. Do të mund t’ia besoja vetes këtë të fundit, sikur të mos më ravijëzohej në çast figura e personit që praktikisht do të ma rrëzonte të gjithë përsiatjen e mësipërme, kryeministri ynë dërdëng . Nuk deshi as shumë mend e punë të më kujtohej personi më i shpeshtë i televizionit, politikës, jetës së përditshme, arsimit, shëndetësisë, artit, kulturës e shumëçkaje tjetër. Tek ai gjenden të gjitha cilësitë e mundshme njëherësh, saqë nuk e mendoj dot veten si të vetmin njeri që e shikon kaq të kompletuar dhe ambigue figurën e tij kryeministrore.
Portretizimi i kryeministrit do të qe i pavërtetë, pa shtuar se në përshkrimin e tij mund të zënë vend më së miri edhe çifte antonimesh si cilësi për të.

Ky oksimoron është shpërfaqur katërcipërisht edhe falë reformës që ndërmori në arsimin e lartë jo më larg se një vit më parë. Ndaj sot ne kemi një kryeministër që duhet të jetë përfaqësues i interesave tërësore të popullit, por nuk shkon më larg se të qenit lajmës i sukseseve të një grushti pasunarësh që i fuqizon dita-ditës. Sot kemi kryeministër bamirës-kurnacin; që filantropinë e tij e shfaq me lëshimin e fondeve -si të ishin të mbetura stok – në institucionet private të arsimit të lartë, shoqëruar në anën tjetër me kurnacërinë në rripshtrëngesën e financimeve për universitetet publike. Kemi kryeministër bejler-çirakun, ku të parin di ta bëjë me tarifat e studentëve të publikut, kurse çirakun në mjediset luksoze me shefat e diplomoreve private.

Kryeministër arrogant-fjalëmblin, i cili ul tonet dhe shton batutat në takimet me bizneset private brenda në fakultet publik, e jashtë u hakërrehet studentëve që ua përdor mjediset për hapësirë propagandistike; që është neoliberal i majtë; ndjek politika të djathta edhe pse pretendon të jetë socialist.

Listën e epiteteve kundrathënëse për Ramën mund ta vazhdojë lehtësisht çdokush që është syhapët dhe i ndjeshëm për katandisjen e arsimit të lartë sot. Kështu dhe unë bashkë me shoqet e mia, për arsyet e lartme, por edhe për shumë të tjera që cenojnë drejtpërdrejt të tashmen dhe të ardhmet tona si studente të universitetit të ashtuquajtur publik, goditëm me vezë në drejtim të kryeministrit. Paskëtaj edhe pse e dhunuar prej kostumzinjve kryeministrorë, edhe pse e përqeshur si pulë që kakaris, e tanimë edhe si e përndjekur penalisht me çështje të hapur në gjykatë, unë nuk pendohem që veza e hedhur në drejtim të tij doja që t’i prekte egon prej lartmadh’nie pikërisht atje ku ai mendonte se mund të vendosë me dorë të lirë. Në mungesë të arsyes e ndërgjegjes së tij, unë nuk pendohem as se doja që veza t’i njolloste kostumin e kushtueshëm me të cilin kapardisej katedrës ku jepte leksion për biznesin e shëndetshëm privat. Nuk mund të pendohem kurrsesi as përballë gjatësisë e hijes së tij të parfumosur me arrogancë, që burracakërisht iu fsheh thirrjeve tona, duke u tërhequr me bisht ndër shalë drejt strehëzës së vet me katër rrota.

Do ta godisja sërish kryeministrin, që qëllimi i shtetit tonë të mos jetë pasurimi i një grushti përtacësh e që arsimi të mos kthehet në një marrëzi të padobishme dhe të shtrenjtë, të konsumueshme veç prej këtyre përtacëve pasanikë. Nëse pata njëmijë arsye për ta qëlluar me një vezë, tash do të doja njëmijë vezë për ta goditur për secilën arsye.

Nga Liri Kuçi

/a.m.

Next Post

VIDEO/ Partizani mund Skënderbeun në Korçë, titulli vendoset javën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

July 16, 2026
Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

July 16, 2026
Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

July 16, 2026
Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

July 16, 2026
I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

July 16, 2026
Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

July 16, 2026
PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

July 16, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

July 16, 2026
Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

July 16, 2026
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In