• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do ta gjeni paqen, kur të pranoni se jemi në luftë!

by Alfred Peza
16/03/2020 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Megjithëse u mbush një javë nga zyrtarizimi i mbërritjes së koronavirusit edhe në Shqipëri, një pjesë jona si individë e si shoqëri, ende nuk po do që ta kuptojë e ta pranojë se me shpalljen e pandemisë globale nga ana e OBSH, e gjithë bota është në luftë. Covid- 19 po përhapet me shpejtësi shtet pa shteti e kontinent pas kontinenti, duke i vendosur të gjithë popujt dhe udhëheqësit e tyre, përpara faktit të kryer.

Realiteti tregon se sa më shpejt qe e kanë kuptuar nivelin jashtëzakonisht të lartë të së keqes që po na avitet pa u ndjerë, aq më mirë ka qenë si për individët, për grupet shoqërore, për shtetet dhe qeveritë e tyre. Sepse ato i kanë marrë masat duke u futur menjëherë dhe pas asnjë nënvlehtësim e rezervë, në këtë luftë të paprecedentë për historinë e njerëzimit, duke shpëtuar ose duke patur sot një propabilitet shumë të lartë për të mbijetuar nesër.

E tillë është historia e përballjes së Kinës me koronavirusin filimisht. Por e tillë është mbi të gjitha, edhe historia e Italisë, fqinje me ne. E cila ndodhet sot në kulmin e kësaj lufte, që po mer jetë njerëzore, pa u ndalur. Është një luftë për mbijetesë. Duke u mbrojtur. Duke u vetkarantinuar. Duke u izoluar. Për të zbatuar në këtë mënyrë pa më të voglën dilemë, një regjim të ri në raport me zakonet e deridjeshme të jetës sonë të përditshme.

Ka zona në Itali si ajo e Venetos, ku megjithëse ishte vatrat e koronavirusit, sot ia kanë dalë që të mos kenë asnjë viktimë njerëzore. Banorët ia dolën që të çlirohen nga e keqja, përmes veprimesh shumë të koordinuara, të disiplinuara dhe duke paguar çmimin e një sakrifice kolektive sipas protokolleve të rrepta mjekësore. Atje ku situata u nënvleftësua dhe rreziku u konsiderua se nuk kishte të bënte me ata vetë, por me gjithë të tjerët, numri i të prekurve shtohet në mënyrë galopante dhe viktimat kanë arritur në shifra të frikshme.

Fatmirësisht Shqipëria sipas organizmave ndërkombëtare, klasifikohet tek ato vende ku qeveria mori masa shumë të shpejta, duke vendosur kufizime të përshkallëzuara sipas situatës konkrete. Ndaj edhe gjasat, sipas ekspertëve të epidemiologjisë, janë që të goditemi më pak se shumë shtete të tjera. Por, ajo që bie në sy është se ka akoma individë, zona të ndryshme të banuara, grupe shoqërore dhe përfaqësues të faktorëve të jetës shoqërore të vendit, që nuk po duan që ta pranojnë realitetin e ri ku ndodhet Shqipëria dhe i gjithë njerëzimi. Për arësye nga më të ndryshmet.

Fakt është se ende të moshuar dhe të rinj e të reja, që nuk po duan ta pranojnë se vetkarantinimi, vetizolimi dhe qëndrimi brenda nëpër banesa, nuk është një masë që ka të bëjë thjeshtë e vetëm me dëshirën e fëmijëve apo prindërve të tyre, të qeverisë apo të autoriteteve shtetërore për ti mbajtur të izoluar. Por, kjo që po kërkohet ma kaq ngulm është e vetmja mënyrë deri tani e provuar në praktikë, që ka rezultuar efikase në parandalimin e prekjes nga virusi korona, i cili përhapet përmes kontakteve me persona të tjerë që mund të jenë bartësit e tij.

Është e vërtetuar shkencërisht në Kinë se nëse nuk meret masa e vetkarantinimit, atëherë çdo person i prekur nga Covid-19, ka potencialin që të infektojë mesatarisht 2.2 njerëz të tjerë. Ose e thënë ndryshe, çdo 5 persona të infektuar mund ta transmetojnë virusin, të paktën tek 11 persona të tjerë me të cilët vendosen në kontakt. Kjo do të bënte që numri i të infektuarve, të vinte duke u rritur, në mënyrë ekpsonenciale. Ndaj vetëm izolimi, është e vetmja mënyrë për të gjetur paqen e brendshme me veten, duke u bërë koshient për situatën e pazakontë në të cilën ndodhemi.

Sa më shpejt ta kuptojë këtë çdo individ, çdo familje, çdo komunitet, grup shoqëror, qendër e banuar, media, politika në tërësi dhe opozita si pjesë e saj në veçanti, grupet e interesit e kështu me radhë, aq më shpejt jo vetëm do ta kuptojmë, por mbi të gjitha do ta pranojmë se jemi në luftë. Jemi në një luftë reale të një lloji të ri.

Është lufta për jetën, për mbijetesën e shoqërisë shqiptare dhe të njerëzimit. E kur ta kemi kuptuar siç duhet këtë realitet, do të biem të gjithë në paqe me veten dhe me të tjerët. Vetëm pas kësaj, është se sigurtë se do të nisë që të marë formë, e ardhmja.

Next Post
FMN: Kujdes, por Kosova shton ne pensione edhe 2515 veteranë të UÇK-së

FMN: Gati për një trilion dollarë kundër COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

September 17, 2026
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje

September 17, 2026
LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

September 17, 2026
PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

September 17, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

September 17, 2026
Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

September 17, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

September 17, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

Von der Leyen prezanton planin e ri të sigurisë: Këshill Evropian, protokoll emergjence dhe më shumë kapacitete ushtarake

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com