• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Do rritet fondi për bonusin e qirasë për banorët e Durrësit, e konfirmon zv/ministrja Voda

by Java News
07/01/2020 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi sot se “fondi për bonusin e qirasë për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rritet vetëm për Durrësin”.

E ftuar në një studio televizive, ajo tha se “Bashkia e Tiranës është e vetmja që kishte buxhet për të shpërndarë bonusin e qirasë, ndërsa për Qarkun e Durrësit ka qenë fondi rezervë i buxhetit të shtetit”.

Voda tha se “deri në fund të vitit 2019, për bonusin e qirasë, iu akordua Qarkut Durrës 50 milionë lekë të reja”.

“Për vitin 2020 besoj se do të ketë një rishikim të këtij fondi dhe besoj që patjetër do të jetë edhe më i madh, se ne duan që të gjithë njerëzit që do të lënë strukturat hoteliere të marrin bonusin e qirasë dhe të largohen. Kjo bëhet për të zbutur këtë disbalancë të tregut, sepse është ngritur ky shqetësim nga qytetarët”, – u shpreh Voda.

Zv/ministrja theksoi po ashtu se “është eliminuar kriteri i pajisjes me kontratë qiraje për të marrë bonusin dhe ne kemi balancuar me këtë masë, kërkesë-ofertën që është në treg për momentin”.

Ajo theksoi se “reagimi i të gjitha strukturave shtetërore pas tërmetit të 26 nëntorit ishte i menjëhershëm”.

“Unë kam qenë vetë në krye të Shtabit të Emergjencave të Qarkut Durrës dhe e kam prekur vetë edhe terrenin, por kam parë vetë me sytë e mi ndërveprimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të të gjitha institucioneve shtetërore për të qenë pranë qytetarëve. Sfida e parë për ne ishte ajo e operacioneve të kërkim-shpëtimit, më pas akomodimi afatshkurtër i njerëzve dhe tani kemi planin afatgjatë për të zgjidhur çështjen e strehimit për qytetarët e dëmtuar”, – tha Voda.

Voda tha se, “fokusi kryesor ka qenë te verifikimet në terren. Mund të ketë qytetarë që ende presin, por vazhdojnë grupet e verifikimit në terren edhe sot që ne flasim. Puna nuk është ndalur edhe pse ne kemi një panoramë të qartë pak a shumë, sepse mbi 40% e të gjitha banesave në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti rezulton e verifikuar nga grupet e inxhinierëve, dhe nuk është pak”.

Voda tha se “verifikimi i parë është bërë sipas formularit të standardizuar në bazë të procedurave dhe formatit standard të BE-së, Kombeve të Bashkuara dhe BB”.

“Janë vlerësuar banesat të kategorizuara në 5 nivele dëmtimi. Për ato banesa të dëmtuara shumë rëndë, patjetër që do të ketë një verifikim më të hollësishëm. Do të ketë grupe verifikimi në terren sërish në bazë edhe të akteve të qeverisë që kaluan dje. Këto akte normojnë të gjithë këtë proces të vlerësimit në këtë fazë të dytë, ku do të bëhet edhe mënyra se si do të ndahen grantet apo fondet për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara”, – përfundoi Voda.

Next Post
Meta, me sytë nga populli: Çohuni në këmbë, se me shpresa do prisni edhe 2000 vjet

Meta vijon kërcënimet: Rilindasit ndërkombëtarë duan të shbëjnë Shqipërinë, videot do vazhdojnë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Mandati i Ballukut? Balla replikon me PD: Vendimi për të pritur GJK është i duhuri! Ankimojeni nëse…

January 29, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

January 29, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

January 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Janar 2026

January 29, 2026
Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

January 29, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

January 29, 2026
Le Monde “zbërthen” Edi Ramën! Kryeministri, nga piktura te atletet: Jam unë edhe kaq!

Le Monde “zbërthen” Edi Ramën! Kryeministri, nga piktura te atletet: Jam unë edhe kaq!

January 29, 2026
Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve

Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve

January 29, 2026
Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë për Kuvendin; Peleshi: Jemi brenda rregullores

Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë për Kuvendin; Peleshi: Jemi brenda rregullores

January 29, 2026
DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In