• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do përdoret testimi i shpejtë për të gjithë turistët”/ Manastirliu në trajnimin e stafeve mjekësore në qendrat verore: Protokollet të detyrueshme

by Java News
06/06/2021 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.

“E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, për sa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë për sa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anticovid”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se po merren masa për plotësimin e qendrave shëndetësore me barna dhe materiale mjekësore, si dhe me furnizimet e nevojshme për testin e shpejtë.

“Padyshim që përfshirja e testit të shpejtë brenda strukturave të qendrave shëndetësore vjen si një shërbim i shtuar, që do t’i vlejë shumë qoftë kapjes së hershme të rasteve me Covid, qoftë izolimit të tyre. Dhe do t’i vlejë shumë edhe sistemit të survejancës që tashmë funksionon në të gjithë territorin. Ndaj edhe furnizimi me teste të rapidit duhet të vazhdojë të funksionojë përgjatë gjithë kohës”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të vijojnë të zbatojnë rregullat e reja antiCovid dhe subjeket të zbatojnë protokollet e sigursë në plazhe, për mbrojtjen e shëndetit.

“Fakti që jemi duke lehtësuar masat për sezonin turistik, por edhe për faktin që pandemia tashmë është në nivele të kontrolluara nuk do të thotë të ulim vigjilencën dhe të mos respektojmë protokollet, të cilat ende janë në funksion dhe për t’u zbatuar nga të gjithë qytetarët dhe gjithashtu rekomandohet që të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve, qoftë sa i përket protokollit të plazheve, qoftë protokollit në bare, restorante, për të  mos lejuar përhapjen e infeksionit. Pra për ta patur nën kontroll, do duhet që të jemi shumë të kujdeshsëm dhe vigjilentë”, apeloi Manastirliu.

Duke theksuar se trajtimi i stafeve mjekësore do të vijojë për hapjen e 29 qendrave verore në gjithë vendin në 15 Qershor, Manastirliu nënvizoi se nga strukturat shëndetësore po punohet në disa drejtime, si vaksinimi, hapja e qendrave verore, dezinsektimi dhe trajnimi i stafeve mjekësore, për një sezon turistik të sigurt.

g.kosovari

Next Post
‘Rally Albania 2021’ spektakël e bukuri shqiptare! 300 të huaj mblidhen në Vlorë/ Pilotët: Shqipëria një vend fantastik

‘Rally Albania 2021’ spektakël e bukuri shqiptare! 300 të huaj mblidhen në Vlorë/ Pilotët: Shqipëria një vend fantastik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In