• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do përballen me forcën e ligjit”/ Policia: Arrestohen 3 organizatorët, në kërkim 8 protestues. 16 efektivë të lënduar

by Java News
10/12/2020 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar deri tani 3 persona si organizatorë të protestës për vrasjen e Klodian Rasha, teksa ka shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Teksa thekson se organizatorët dhe pjesëmarresit ne protesta te paligjshme dhe qe jane ne kundershtim me aktin normativ per frenimin e perhapjes se Covid-19 do perballen me forcen e ligjit, policia ben me dije se po punon  për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim .

Nga precipitimi në dhunë i protestës, policia thotë se janë lënduar 16 punonjës policie në detyrë.

“Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë.”

Njoftimi i policisë Tiranë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen në gjendje të lire 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit :

R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç.

Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.

Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme .

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit.

g.kosovari

Next Post
Hakerat marrin dokumente sekrete në lidhje me vaksinat COVID nga Pfizer dhe BioNTech

Hakerat marrin dokumente sekrete në lidhje me vaksinat COVID nga Pfizer dhe BioNTech

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In